LAJMI I FUNDIT:

Iu gjet kuleta pasi e humbi, aktori Naser Rafuna falënderon Policinë e Kosovës: Zot na udhëzo këtë popull në drejtësi

Iu gjet kuleta pasi e humbi, aktori Naser Rafuna falënderon Policinë e Kosovës: Zot na udhëzo këtë popull në drejtësi

Humoristi i njohur, Naser Rafuna, është përballur me një ngjarje jo fort të këndshme pak ditë më parë, kur aksidentalisht i kishte humbur kuleta.

Mirëpo krejt e kundërta kishte ndodhur kur pak më vonë, kishte marrë një telefonatë, duke iu bërë me dije se kuleta e tij është gjetur.

Me tu paraqitur në stacionin policor, Rafuna ka marrë kuletën e tij, ndërsa me kureshtja ka pyetur policët se kush ka qenë personi që e ka gjetur.


https://www.instagram.com/p/BkVoXEKF1Dg

Të njëjtën ia kanë bërë me dije aktorit se kanë qenë vet ata që e kanë gjetur në rrugë kuletën e tij.

Më pas, aktori Rafuna ka vendosur që të bëjë një shkrim të gjatë në rrjetin social Facebook, dedikuar Policisë së Kosovës, duke treguar se sa krenarë ndjehet me ta, pasi ditë më parë kishte parë edhe një gjest tjetër njerëzor, që këta të fundit kishin bërë në Prishtinë.

“Po e ndaj një histori të shkurtë…më kishte humb kuleta para “Bankës së Lubljanës” – kshtu e quajnë atë vend “pellazgët prishtinas” . Isha me nanën te zyrja e regjistrimit të penzionerëve dhe më kishte ra kuleta diku asaj rruge. Kjo punë ndodhi sot 5 muaj. E di sepse për cdogjë që më bën përshtypje e shënoj.Rrugës për në shtëpi,më telefonoj një zë mashkulli, më tha të vijë dhe ta marrë kuletën në polici. Aty e kuptova që më kishte humb kuleta.Shkova dhe ishte një polic, ai që e kishte gjetur që spo ia publikoj emrin. Nuk e di pse,por e pyeta se a e ke gjetur ti apo ndokush e ka sjell por pohoj që vet polici e kishte gjetur dhe u ndjeva fort krenar me policinë tonë që kurrë nuk jam zgjënjyer nga ta. Pasi morra kuletën më pyetën a ishte gjithcka në rregull dhe a mungon ndonjë gjë.Ky gjest human është normal e di, por që nuk e di pse, por cdogjë që bëjnë policia si vepër të mirë, besoj që edhe shpërblimin e kanë te Zoti dyfish. Kjo që po e shkruaj ndoshta nuk është asgjë nga ajo që kam pa sot te Rrethi i Spitalit, kur një plakë prente rrugën ngadal dal…dhe nga një veturë policie, dolën dy policë, njëri ndaloj komunikacionin ( shoferi) dhe tjetri i ndihmoj plakës , sikur të ishte nëna e tij ta kaloj rrugën. I ndihmonte me mëshirën dhe krenarinë duke dhënë mesazh te të gjithë shoferët tjerë që se pari, respekti për prindër pastaj të tjerët. Gjeste si këto,na obligojnë që Policia Jonë meriton ti respektojmë si të ishin edhepse janë si motrat dhe vëllezërit tanë. O Zot na udhëzo këtë popull në drejtësi, mëshirë,moral dhe dashuri”, ka shkruar Rafuna në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës

Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Kalo në kategori