LAJMI I FUNDIT:

ITSHKSH shënon përvjetorin e Çlirimit të Shkupit: Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës

ITSHKSH shënon përvjetorin e Çlirimit të Shkupit: Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) sot shënoi 109- vjetorin e çlirimit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë. Solemniteti filloi me nderimet para përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup, ku nga disa delegacione institucionale u vendosën kurora lulesh të freskëta.

Në ITShKSh, sipas protokollit shëndetësor të Institutit për shëndet publik, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “100 vjetorit – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”, u mbajt tribuna tematike: “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”.


“Sot kur kujtojmë 12 gushtin e famshëm të Shkupit të lirë dhe të administruar për herë të parë nga forcat kryengritëse shqiptare, porosia nuk do të duhej të kufizohet vetëm në peshën dhe rëndësinë që pati kjo ditë në historinë e shtetndërtimit të shqiptarëve, por edhe në një dimension tjetër që duhet patjetër të ketë ky shtetndërtim”, tha Skender Asani, drejtor i Institutit.

“Ajo çka nuk u arrit të realizohej si qëllim madhor në Shkup, u transferua në Vlorë, si amanet i një pune të papërfunduar, ndërkohë që idealistët shqiptarë të ilegales së viteve ‘60, ‘70 e ‘80 në ish-Jugosllavi, ndaheshin dikund – dikund në nuanca ideologjike, por ata sërish bashkoheshin në idenë e pavdekur të bashkimit kombëtar”, u shpreh Asani.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se gjenerata të tëra janë rritur dhe frymëzuar nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, si një shembull më tipik i një atdhetari e dijetari fisnik, i cili flijoi gjithçka që pati për të mirën e kombit shqiptar.

“Ndërsa, ne kemi përpara edhe shumë punë për të bërë, misioni ynë akoma nuk ka mbaruar – vazhdon, vendet tona duhet të jenë të anëtarësuara pranë Bashkimit Europian, sepse më europian se ne shqiptarët që kemi dhënë dhe kemi bërë për Europën nuk mund të jenë të tjerët”, theksoi Ahmeti.

Në pamundësi të pjesëmarrjes fizike në këtë ngjarje, mesazh dërgoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke uruar për aktivitetet në Shkup. Kurti përcolli porosinë e bashkëpunimit dhe koordinimit brendashqiptar në rajoari i çështjes kombëtare, Sadri Ramabaja.

Në emër të familjeve atdhetare nga Kosova, folën Mehmet Prishtina dhe Gazmend Boletini, të cilët para të pranishmëve përcollën dëshirën dhe shpresën që amaneti i paraardhësve të tyre, heronjve të kombit Hasan Prishtina e Isa Boletini, të mos shterohet kurrë.

Me këtë rast, para publikut u promovua edhe kënga e re “Shkupi Dardan”, interpretuar nga Shkodran Tolaj, Besiana Mehmeti, Visar Rexhepi e Miranda Hashani, kushtuar pikërisht çlirimit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë më se një shekull më parë.

Pas tribunës, nderimet u bënë edhe para shtatores së Isa Boletinit në Saraj të Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori