LAJMI I FUNDIT:

Italianët zgjedhin Shqipërinë për taksat dhe kosto të shërbimeve më të ulëta

Italianët zgjedhin Shqipërinë për taksat dhe kosto të shërbimeve më të ulëta

U largua 23 vjeç nga qyteza e Lacuidas e Italisë për të kryer studimet e larta në universitetin italian në Shqipëri.

Pas marrjes së diplomës si dentist, partnerja e tij shqiptare ishte arsyeja që e shtyu të mos kthehej në vendlindje. Ndërkohë nisi të mësonte gjuhën shqipe në Fakultetin e Histori Filologjisë, në mënyrë që Urdhri i Stomatologut t’i jepte të drejtën e ushtrimit të profesionit në vendin tonë. E sot, Leonardo Ricci numëron 10 vite të jetës në Tiranë.


Mundësitë për biznes në Shqipëri, në një vend që është ende në zhvillim, sipas 33-vjeçarit janë të shumta. Ndaj, ai ka zgjedhur të punojë këtu në klinikën e tij dentare.

“Me të vërtetë 100 herë më mirë këtu në Shqipëri se ka më shumë punë dhe çmimet janë më të përballueshme ndërsa në Itali është vështirë për shkak të taksave të larta. Një gjë që tregon se do rrijë këtu është kontrata që e kam për 20 vite”, u shpreh stomatologu Ricci.

Po për ata shqiptarë që zgjedhin të largohen?

“Nuk e kuptoj, nuk e kuptoj fare. Se më mirë këtu, domethënë këtu mjafton të kesh dëshirë për të punuar”, shprehet ai.

Leonardo është përshtatur këtu, me 90 për qind të shqiptarëve që flasin italisht, që shohin Rai apo Mediasete, me lehtësinë për të hapur biznes. Të ardhurat për të, janë shumë më të larta se shpenzimet.

“Kualiteti i jetës është më i lartë këtu se për shembull të jepet mundësia për të darkuar dy apo tre herë në javë. Ndërsa në Itali një birrë, pizza dhe patate të skuqura të shkon 30 euro, ndërsa këtu jo më shumë se 12-13 euro. Këtu gjen shtëpi 80 m2 400 euro me qira në bllok, ndërsa në Romë, në periferi jo në qendër vështirë të gjesh 500 euro”, shprehet Ricci. /TCH/