LAJMI I FUNDIT:

Italia zgjat dhe forcon masat anti-COVID-19

Italia zgjat dhe forcon masat anti-COVID-19
Virusi i poshtër

Italia ka zgjatur një sërë kufizimesh antiCOVID-19, përfshirë rregullat për maskat dhe një shtetrrethim nate, deri më 15 shkurt, sipas një dekreti të nënshkruar sot nga kryeministri Giuseppe Conte.

Udhëtimi midis rajoneve ose provincave autonome vazhdon të jetë i ndaluar, përveçse për arsye thelbësore.


Zonat e skive, gjithashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 15 shkurt.

Megjithatë, një pjesë e mirë e studentëve të klasave të larta do të jenë në gjendje të kthehen në shkollë nga e hëna, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të mësojë në distancë, raporton ATSh.

Përveç kësaj, baret që shërbejnë alkool do të duhet të mbyllen pas orës 18:00 dhe vizitat në familjet e tjera lejohen vetëm një herë në ditë, me një maksimum prej dy personash, duke përjashtuar fëmijët nën moshën 14 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bllokime të reja mund të vendosen në Lombardi, Siçili dhe rajonin autonom të Bolzanos, nga e diela, me ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza, i vendosur për të nënshkruar një dekret sot.