LAJMI I FUNDIT:

Italia do të zgjerojë bashkëpunimin me Kosovën në ekonomi

Italia do të zgjerojë bashkëpunimin me Kosovën në ekonomi

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi, me të cilin u zotuan që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Me këtë rast, ministri Hamza e njoftoi diplomatin italian për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ngritjen e shkallës së rritjes ekonomike në nivel për të ndryshuar strukturën e importit dhe për të ulur nivelin e papunësisë.


“Reformat strukturore do të bëhen duke ruajtur qëndrueshmërinë makro-fiskale, me përkushtim dhe fokus për të fuqizuar sektorin privat si bartës të zhvillimit ekonomik në vend”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori italian Piero Cristoforo Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën, në veçanti në zhvillimin ekonomik, forcimin e rendit dhe ligjit me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja. /Telegrafi/