LAJMI I FUNDIT:

Italia do të lejojë rritjen e kanabisit ‘në shkallë të vogël’ në shtëpi

Italia do të lejojë rritjen e kanabisit ‘në shkallë të vogël’ në shtëpi

Italia do të legalizojë kultivimin në shkallë të vogël të kanabisit.

Një reformë për këtë qëllim u miratua nga komiteti i drejtësisë i dhomës së ulët të parlamentit italian të mërkurën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Reforma kërkon të dekriminalizojë rritjen e deri në katër bimë kanabis në shtëpi.

Reforma kërkon gjithashtu të rrisë ndëshkimin për trafikimin dhe trajtimin e kanabisit. Dënimi është rritur nga gjashtë vjet në 10 vjet.

Reforma u paraqit nga kryeministri italian Riccardo Magi.

Nëse reforma vazhdon deri në fund, do ta bëjë Italinë një nga vendet e para evropiane që dekriminalizoi “kultivimin shtëpiak të Kanabisit”.

Reforma ka ardhur dy vjet pasi gjykata supreme e Italisë vendosi që kultivimi i vogël i kanabisit ishte i ligjshëm. Vendimi historik erdhi në vitin 2019. /Telegrafi/