Italia regjistron numrin më madh të vdekjeve që nga muaji prill


Bota është duke pritur për vaksinat, por gjithnjë e më shumë vende janë duke humbur kontrollin ndërsa fundi i epidemisë nuk po duket.
Në Itali, 731 njerëz vdiqën nga pasojat e coronavirusit në 24 orët e fundit, e cila është më e larta që nga 3 prilli, ndërsa 32,191 raste të tjera u konfirmuan, që është rreth 5,000 më shumë se një ditë më parë, njoftoi sot Ministria Italiane e Shëndetësisë.
Raportohet se 208,458 njerëz u testuan, ose rreth 50 mijë më shumë se 24 orë më parë, raporton reuters.
Italia është vendi i parë i Evropës Perëndimore që është prekur nga virusi që nga fillimi i vitit dhe 46,464 njerëz kanë vdekur deri më tani.
Numri më i lartë i rasteve u regjistrua në Lombardi, e cila ishte gjithashtu më e prekura nga pandemia dhe në të cilën u regjistruan 8,448 raste, dy herë më shumë se të hënën. /Telegrafi/




































