LAJMI I FUNDIT:

Italia pret që shtetet e Bashkimit Evropian do të rihapin kufijtë për italianët

Italia pret që shtetet e Bashkimit Evropian do të rihapin kufijtë për italianët

Autoritetet në Itali presin që vendet e tjera të Bashkimit Evropian, do të rihapin kufijtë e tyre për shtetasit italianë më 15 qershor.

Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, teksa masat e izolimit në mbarë Evropën – të vendosura për të frenuar përhapjen e coronavirusit – gradualisht kanë filluar të lehtësohen.

Italia – një prej vendeve të goditura më së keqi nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi – hapi kufijtë për shtetasit e BE-së më 3 qershor, por shumica e vendeve evropiane ende kanë kufizime për shtetasit italianë.


“Data 15 qershor është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë”, tha Di Maio gjatë vizitës së tij në Slloveni.

Homologu i tij slloven, Anze Logar tha se “kushtet shëndetësore në Italia janë duke u përmirësuar shumë shpejt… Jam optimist për 15 qershorin”.

Di Maio tha se Gjermania dhe Zvicra po ashtu kanë dhënë sinjale se mund të rihapin kufijtë me Italinë nga kjo datë. Ai tha se hapja e kufijve do të nënkuptonte se të gjithë qytetarët italianë – përfshirë edhe ata që janë nga zonat më të prekura nga koronavirusi – të mund të udhëtojnë.

Italia deri më tani ka raportuar mbi 234 mijë raste me koronavirus dhe mbi 33 mijë të vdekur.

Sllovenia – që muajin e kaluar deklaroi se pandemia e koronavirusit ka përfunduar në këtë shtet – ka raportuar për 1,479raste dhe 109 të vdekur.

Në javët e fundit, Sllovenia po ashtu ka lejuar udhëtimet e njerëzve nga shtetet fqinje si Kroacia, Hungaria dhe Austria. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Amerika
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Prodhuesit e armëve amerikane “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së, shkruan Politico

Prodhuesit e armëve amerikane “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së, shkruan Politico

Botë
Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Turqia
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon

Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon "hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës me Rusinë"

Botë
Kalo në kategori