Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se gjendja në vend pas luftës ka ndikuar që të rinjtë e Kosovës ta braktisin vendin. Sipas tij statistikat për ikjen e të rinjve janë propagandë.
“Në vitin 2015 nga Kosova kanë ikur 67545 banorë, në vitin 2016 kanë ikur 90410 banor, në vitin 2017 kanë ikur 5455 banorë, në vitin 2018 kanë ikur 3515 banorë. Shihet një rënie e daljes së qytetarëve jashtë vendit. Nuk është mirë të shërbehemi me propagandë që synon migrimin, por këtu në Kuvend, duhet të jepen mendime që ndalojnë këtë dukuri, duke kritikuar Qeverinë që të përmirësoj gjendjen”, ka thënë Isufi.
Sipas tij në Kosovë duhet të krijohen kushte që të rinjtë të mos ikin.
“Dallimi mes të kaluarës dhe të tashmes është se atëherë kemi pasur ikje ilegale, por tani është një mënyrë tjetër e ikjes, e që bëhet përmes vizave. Shembull studentet që kanë nevojë të profesinalizohen. E mira do të ishte që të krijohen kushte në Kosovë, sepse Kosova ka nevojë për ta. Por duhet krijuar kushte të duhura. Qeveria duhet të stimuloj prodhuesit vendor, të mundësoj përmes bursave në arsimin e lartë që studentët të shërbejnë këtu, dhe nesër të punësohen këtu”, është shprehur ai.
Isufi ka thënë se Kosovës po i bëhet e padrejtë lidhur me liberalizimin e vizave.
“Nuk është mirë që në këtë Kuvend vetëm të shihet zi, sepse ne kemi edhe të punësuar jashtë vendit që me remitencat e tyre e kanë mbajtur gjallë vendin. Megjithatë kërkimi për liberalizimin e vizave është e drejt për gjithë qytetarët e Evropës, përveç Kosovës që i bëhet padrejtësi e madhe. Kjo do të mundësonte që të rinjtë tanë të dalin dhe të aftësohen në studime, dhe pastaj do të ngriheshin resurset tona e që do të ndalej kjo dukuri. Kërkoj nga deputetët të mos përdorin shprehje që si takojnë kuvendit por t’i shohin mundësit si ndalet ikja e të rinjve”, është shprehur ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert