LAJMI I FUNDIT:

Istrefi kërkon ristrukturimin e Telekomit të Kosovës

Istrefi kërkon ristrukturimin e Telekomit të Kosovës

Telekomi i Kosovës nuk është në krizë ashtu siç është raportuar dhe kjo kompani duhet të ketë një ristrukturim të mirëfilltë në mënyrë që të ketë funksionim të duhur. Kështu është shprehur ushtruesit i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

Istrefi në para raportimit në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovë që është diskutuar lidhur me gjendjen e Telekomit ka thënë se duhet të bëhet ristrukturimi i kompanisë.


“Në mënyrë që të dalim nga kjo gjendje, unë kërkoj të ndodh të ndodh ristrukturimi i kompanisë. Më leni t’iu informojë së Telekomi për herë të fundit ka pasur ristrukturim në vitin 2005-2006 dhe prej atëherë më nuk e kemi. Duhet të ndodh një ristrukturim që i mundëson kompanisë që të funksionojë në mënyrë që të sjell të hyra. Sot në Telekomin e Kosovës kemi pozita fantome që janë krijuar dhe për shkak të kësaj gjendje, jo komunikimi të mirëfilltë nuk duhet të ekzistojnë. Sot në Telekomin e Kosovës ka borxhe rreth 24 milionë euro, ku pa ndihmën e qeverisë nuk mund të paguhen, ku mbi 13 milionë euro janë obligime nga konsumatorë, biznese dhe institucione që janë nëpër gjykata. Ne i kemi paratë nëpër debitor dhe për këtë na duhet një mbështetje institucionale që t’i kthejmë në Telekom”, tha Istrefi, përcjell Telegrafi.

Bedri Istrefi emërohet U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës
Lexo po ashtu Bedri Istrefi emërohet U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës

Ai ka thënë se institucionet duhet ta ndihmojnë këtë ndërmarrje.

“Nuk ka ndonjë krizë ashtu siç është paraqitur, në tremujorin e fundit Telekomi ka krijuar të hyra 15 milionë euro. Kryeministër, nëse na përkrahni me projektin e Nokia-së dhe na jepni 6 milionë euro, ne besojmë se brenda 12 muajve do t’iu kthejmë dividendë”, tha Istrefi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria nuk mund ta përkrah me para këtë ndërmarrje.

“Qeveria iu përkrah me një plan biznesi të qëndrueshëm për ta kaluar këtë krizë. Nuk mund t’iu përkrahim me para por në çdo aspekt tjetër jemi të gatshëm. Jemi të interesuar që ta kalojmë këtë krizë në Telekom pasi që është bërë bujë lidhur me këtë çështje”, tha Haradinaj. /Telegrafi/