LAJMI I FUNDIT:

Istinomer tregon se cila është propaganda ruse më e zakonshme anti-perëndimore në mediet serbe të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit

Istinomer tregon se cila është propaganda ruse më e zakonshme anti-perëndimore në mediet serbe të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit

“E gjithë makineria ushtarake perëndimore është kundër Rusisë”, “Sanksionet ekonomike kanë goditur më së shumti Bashkimin Evropian” dhe “Evropa pa Rusinë do të kthehet në Mesjetë”, janë disa nga mesazhet më të zakonshme anti-perëndimore të frymëzuara nga fushatat dezinformuese pro-ruse në mediet serbe që nga fillimi i agresionit ushtarak në Ukrainë.

Që nga kjo kohë, janë regjistruar rreth 20 mijë artikuj mediatik në lidhje me këtë luftë. Në kuadër të kësaj, monitoruesit kanë identifikuar disa dhjetëra narrativa anti-perëndimore që mund të cilësohen si dezinformata.

Analiza tregoi se disa dezinformata të shpërndara kryesisht nga mediet e kontrolluara nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit përputhen me fushatat propaganduese pro-ruse të identifikuara nga EUvsDisinfo.

Një nga tezat më këmbëngulëse nga këto media është se e gjithë makina ushtarake perëndimore është vendosur kundër Rusisë, duke i lënë asaj zgjidhjen e vetme, pra hakmarrja me anë të forcës brutale. Ky pretendim i paargumentuar, me burim nga mediet ruse, është raportuar në disa mënyra nga shumë medie kryesore, duke përfshirë TV Happy, Informer dhe Vecernje Novosti.

Në të njëjtën kohë, janë regjistruar edhe raste të kopjimit fjalë për fjalë të artikujve të publikuara në mediet ruse dhe serbe, si teza e përgënjeshtruar për hyrjen e vendeve evropiane në një krizë afatgjatë energjetike dhe “kthimin në Mesjetë”.

Energjia dhe kriza energjetike duket se janë një nga pikat kyçe ku dezinformatat lidhur me luftën në Ukrainë po shpërthejnë. Shumë medie serbe, duke përfshirë Informer, Novosti dhe Pink kapën një moment të propagandës ruse të demaskuar dhe njoftuan se në Zvicër është e mundur të raportohen fqinjët që ngrohin apartamentet dhe marrin një shpërblim prej 200 euro, ndërsa fajtorët për konsum të tepërt të energjisë mund të përfundojnë në burg.

Këto medie nuk iu shmangën publikimit të teorive konspirative, si ajo që Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgjegjëse për sabotimin dhe shpërthimet e gazsjellësve “Nord Stream I” dhe “Nord Stream II”, të publikuar nga B92, Mondo dhe Novosti. Një pretendim i njëjtë është regjistruar njëkohësisht edhe në mediet ruse, shkruan Istinomer.

Historia e përsëritur se sanksionet e BE-së kanë një efekt bumerang dhe se ato dëmtojnë Evropën më shumë se Rusinë, është përsëritur dhjetëra herë nga të përditshmet serbe, duke përfshirë Kurir dhe Vecernje Novosti. Ky mesazh i paargumentuar mund të lidhet edhe me mediet ruse, siç vërehet në bazën e të dhënave EUvsDisinfo.

Megjithatë, pavarësisht rastësisë së shpeshtë të dezinformatave me burimet ruse, mediet kryesore serbe kryesisht janë anti-perëndimore.

Monitorimi i medias i kryer nga CRTA që nga viti 2017, përfshinë gjithsej 160 mijë artikuj, shënon një rritje të vazhdueshme të raportimeve me narrativë anti-evropiane, ndërkohë që raportimi pro-rus ka qenë relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve dhe rritje e konsiderueshme është regjistruar vetëm me një rritje më të theksuar tek pas nisjes së agresionit në Ukrainë.

Për më tepër, vetëm më pak se një e treta e narrativave që përcjellin dezinformata janë pro-ruse, ndërsa rreth dy të tretat janë anti-perëndimore. Megjithatë, me fushatat pro-ruse të dezinformimit në rritje, mediet kryesore serbe janë frymëzuar të përforcojnë mesazhet e tyre anti-evropiane dhe më gjerësisht anti-perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori