LAJMI I FUNDIT:

Beqiri i përgjigjet Skënder Hysenit: Qytetari na caktoi vendin në opozitë, po rrimë këtu (Video)

Beqiri i përgjigjet Skënder Hysenit: Qytetari na caktoi vendin në opozitë, po rrimë këtu (Video)

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se vota e qytetarëve i ka caktuar vendin në Opozitë LDK-së dhe për këtë arsye ky subjekt nuk i bashkohet dialogut.

Beqiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini i është përgjigjur bashkë-partiakut të tij, Skënder Hysenit i cili kishte deklaruar subjektet duhet të përfaqësohen në dialog në bazë të peshës së votës.


“Pikërisht pse LDK-së ia ka caktuar vendin qytetari, ne ashtu po veprojmë. Qytetari na ka caktuar vendin në opozitë. Ne mundemi me pas dëshirë të jemi në pushtet. Secili subjekt e dëshiron pushtetin…”.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së ka thënë se për LDK-në ekipi negociator nuk është i nevojshëm dhe se ata vetëm “po ia barin letrat Thaçit”.

Hyseni: Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj do ta hendikeponte shumë Kosovën (Video)
Lexo po ashtu Hyseni: Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj do ta hendikeponte shumë Kosovën (Video)

Beqiri ka lëshuar kritika edhe ndaj subjekteve të koalicionit qeverisës, pasi ato po e akuzojnë LDK-në se ka bërë Thaçin president.

“Ne sot shprehim gatishmërinë tonë të votojmë rrëzimin e Presidentit. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ata që edhe me gaz lotsjellës kanë penguar votimin e Presidentit, po flasë për AAK-në dhe NISMA-n, të cilëve sot ky [Thaçi] u është bërë i mirë”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori