Ish-ministri i jashtëm i Kosovës në Qeverinë e Isa Mustafës, Skender Hyseni ka thënë se Grupi i Dialogut që është votuar në Kuvendin e Kosovës, dallon nga ai që ishte në kohën e para shpalljes së Pavarësisë.
Hyseni në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë se tash nuk ka më nevojë për një Grup Uniteti siç ishte ai para Procesit të Vjenës, por sipas tij ky grup do të duhet të përfaqësojë subjektet politike në bazë të peshës që kanë në Kuvendin e Kosovës.
“Grupi i Unitetit kishte 15 anëtarë, ndërsa tani ky grup nuk duhet të ketë më shumë se 5 anëtarë”.
Zyrtari i LDK-së ka thënë se LDK duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë dhe se këtë kërkesë ai e ka bërë në të gjitha takimet e Kryesisë së LDK-së.
“Kur kemi të bëjmë me interesa nacionale, askush nuk duhet të abstenojë nga procesi…Nuk kam hetuar ndonjë përpjekje serioze për ta ftuar LDK-në në dialog”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Hyseni ka thënë se është kundër zgjedhjeve të reja parlamentare në këtë kohë, për shkak të proceseve në të cilat ndodhet Kosova.
“Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj do ta hendikeponte shumë Kosovën në këtë stad. Sot në Kosovë nuk mund të rrëzosh asnjë qeveri pa votën e Listës Serbe. Dikush mund të polemizonte me mua se të tjerët rrëzuan Qeverinë Mustafa me votën e Listës Serbe, dhe kjo është e saktë. Por, partitë politike janë të ndryshme për të bërë ndryshime. Ne nuk mund të pretendojmë te jemi ndryshe nëse përdorim mekanizmat e njëjtë”, deklaroi Hyseni.
Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se Hashim Thaçi mund të akuzohet për shumëçka por, sipas tij Presidentit me kushtetutë i takon të prijë me politikën e jashtme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak