LAJMI I FUNDIT:

Ismet Beqiri në Koshare, e quan ‘klloshar’ një qytetar! (Video)

Ismet Beqiri në Koshare, e quan ‘klloshar’ një qytetar! (Video)

Manifestimi i mbajtur për nder të përvjetorit të 18-të të betejës së Koshares, ka mbledhur shumë zyrtarë të institucioneve të Kosovës, qytetarë e familjarë të shumtë. Por, numri i madh i veturave që ishin nisur në drejtim të Koshares, bëri që kjo rrugë të bllokohet.

Pas përfundimit të manifestimit, rruga ishte e pakaluar, për çka edhe krerët e shtetit të Kosovës, si presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, e edhe ministra të tjerë, të ecin në këmbë deri tek veturat e tyre.


Kjo situatë ka shkaktuar reagimin e një qytetari pjesëmarrës, i cili fajëson veturat zyrtare për bllokimin e rrugëve. Aspak miqësor ndaj këtij reagimi nuk është treguar shefi i GP të LDK-së Ismet Beqiri.

“A ty dojna me të vetë, klloshar”, i tha Beqiri atij. /KosovaPress/