LAJMI I FUNDIT:

Ismaili tregon pse PDK nuk ka mundur të fitojë deri më tani Prishtinën (Video)

Ismaili tregon pse PDK nuk ka mundur të fitojë deri më tani Prishtinën (Video)

Ministri i Shëndetësisë njëherësh nënkryetar i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se opozita gjithmonë e ka përdorur Prishtinën duke dëmtuar atë në aspektin e zhvillimit.

Ismaili, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka treguar pse Prishtina deri më tani ka refuzuar PDK-në.


“Prishtina deri më tani është përdorur si një lloj tamponi opozitar kundër PDK-së. Është përdorur edhe nga LDK-ja por më pas edhe nga Vetëvendosje. Në të dy rastet e kanë përdorur Prishtinën si një lloj opozite që e kanë dëmtuar zhvillimin e saj ekonomik”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetar i PDK-së ka thënë se gjithë kjo qasja e këtyre dy partive e këna dëmtuar rëndë qytetin.

“Shpesh herë kryetarët e Prishtinës nuk kanë vizituar asnjë ministër dhe nuk kanë kërkuar asnjë ndihmë, gjersa kryetarët e komunave tjera gati sa i kanë “thyer” dyert e ministrive për të përfituar diçka. Pra ata të Prishtinës i kanë bërë dëm qytetit të vet…Ata votat i kanë fituar për të realizuar diçka, jo për të bërë opozitën ndaj PDK-së”.

Ismaili thotë se tash gjërat kanë ndryshuar për të mirë dhe se ai si ministër ka bashkëpunim me Shpend Ahmetin si kryetar i Prishtinës.

“Unë si asambleist i PDK-së në Prishtinë kam votuar edhe buxhetin e Prishtinës, sepse kam konsideruar se nuk dua të jem pjesë e bllokadave për Prishtinën. Nuk kam vënë ndonjë kusht, vetëm kam votuar buxhetin e Prishtinës”, tha ndër të tjera Uran Ismaili./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori