LAJMI I FUNDIT:

Ismaili pritet në Paris nga drejtues të lartë të Bankës së Francës dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Ismaili pritet në Paris nga drejtues të lartë të Bankës së Francës dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e Bankës së Francës në Paris, ku u prit nga anëtarët e Bordit të saj, Emmanuelle Assouan – Drejtoreshë e Përgjithshme për Stabilitet Financiar dhe Operacione, Laurent Clerc – Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Çështje Ekonomike Ndërkombëtare si dhe Elie Lewi – Drejtor i Tregjeve.

Në këtë takim Guvernatori ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Z. Mehdi Halimi.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili informoi drejtuesit e lartë të Bankës së Francës për zhvillimet më të fundit në sektorin financiar të Kosovës, duke përfshirë projektet kryesore të BQK-së që synojnë forcimin e stabilitetit financiar, reformimin e mbikëqyrjes bankare, modernizimin e infrastrukturës së pagesave, mbrojtjen e konsumatorit dhe adresimin e rreziqeve mjedisore e klimatike. Ai gjithashtu prezantoi progresin në procesin e para-aplikimit për anëtarësim në SEPA, si dhe zhvillimet në projektin për ndërtimin e sistemit të shpejtë të pagesave në bashkëpunim me Bankën e Italisë.


Në kuadër të kësaj vizite, u nënshkrua Marrëveshja Bashkëpunimi ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Bankës së Francës për ofrimin e shërbimeve të menaxhimit të rezervave.

Kjo Marrëveshje është rezultat i takimeve paraprake ndërmjet dy institucioneve gjatë takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në vitin 2024 në Washington D.C., dhe përmbylljes me sukses të procedurave paraprake, në përputhje me objektivat e planit strategjik të BQK-së për diversifikimin e investimeve.

Palët u dakorduan për mundësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të tjera me rëndësi të përbashkët, duke përfshirë stabilitetin financiar, mbikëqyrjen financiare dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale përmes programeve të shkëmbimit të përvojave dhe pjesëmarrjes në rrjete ndërkombëtare.

Guvernatori Ismaili falënderoi për mikpritjen dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bankës së Francës në forcimin e kapaciteteve të BQK-së, duke shprehur përkushtimin për thellimin e këtij bashkëpunimi të rëndësishëm.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Aeroporti i Prishtinës me rritje të jashtëzakonshme të udhëtarëve – po përgatitet për linja të reja dhe fluks të madh veror

Aeroporti i Prishtinës me rritje të jashtëzakonshme të udhëtarëve – po përgatitet për linja të reja dhe fluks të madh veror

Ekonomi
Plotësoja dëshirat krejt anëtarëve të familjes në një vend!

Plotësoja dëshirat krejt anëtarëve të familjes në një vend!

Ekonomi

"13 vjet punësim", intervistë me Shkamb Kërleshin- Shefin Komercial të KosovaJob

Ekonomi
Mikpritja perfekte - Bukë, Argeta dhe zemër

Mikpritja perfekte - Bukë, Argeta dhe zemër

Ekonomi
Plotësoje ëndrrën familjare në Kompleksin Linda në Fushë Kosovë!

Plotësoje ëndrrën familjare në Kompleksin Linda në Fushë Kosovë!

Ekonomi
Rizvanolli kërkon llogari në KEK për ndaljen e paplanifikuar të Bllokut A4, kërkon nga operatorët të mos përhapin panik

Rizvanolli kërkon llogari në KEK për ndaljen e paplanifikuar të Bllokut A4, kërkon nga operatorët të mos përhapin panik

Ekonomi
Kalo në kategori