LAJMI I FUNDIT:

Ismaili para Komisionit për Shëndetësi

Ismaili para Komisionit për Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili sot do të dalë para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Anëtarët e komisionit do të kërkojnë informata rreth procesit të revidimit të listës esenciale të barnave dhe përfshirjes së barnave për sëmundjet e rralla.


Po ashtu, do të kërkohet informatë rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione.

Takimi i këtij komisioni do të mbahet në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.