LAJMI I FUNDIT:

Ismaili në lansimin e vizitave në Kaçanik: Mbrojtje shëndetësore për nënat dhe fëmijët

Ismaili në lansimin e vizitave në Kaçanik: Mbrojtje shëndetësore për nënat dhe fëmijët

Kaçaniku është bërë sot komuna e 13-të në Kosovë, ku edhe zyrtarisht është lansuar projekti i vizitave për nëna dhe fëmijë deri në moshën 3 vjeç.

Projekti i nisur nga Ministria e Shëndetësisë, i mbështetur nga UNICEF-i dhe komunat, i cili kishte startuar fillimisht në vetëm dy komuna, tani është shtrirë në 13 të tilla, me qëllimin që brenda një periudhe të shkurtër të shtrihet në gjithë vendin.


Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në lansimin e këtij projekti edhe në komunën e Kaçanikut, tha se ky është një ndër programet që ka ndikim direkt te qytetarët dhe që rrit besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor. “Këto programe ndikojnë në dy aspekte. Përveç ndikimit pozitiv në aspektin shëndetësor, ato kthejnë dhe rrisin besimin e qytetarëve në shërbimet tona shëndetësore dhe personelin mjekësor.

Duke parë rëndësinë e tyre, ne do të punojmë që këto vizita të shtrihen edhe nëpër komunat tjera”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tej, ai ka shtuar se mbështetja e tij edhe për Kaçanikun nuk do të mungojë sa u përket projekteve të tjera.

Zëvendësshefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, tha se UNICEF-i do të vazhdojë të mbështesë programe të tilla, të cilat rrisin besimin e qytetarëve në shërbimet shëndetësore.

Kurse, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, falënderoi ministrin Ismaili për përkushtimin e tij që ky program të shtrihet edhe në Kaçanik.

Projekti i vizitave për nëna dhe fëmijë, i cili deri sot ka qenë aktiv në 12 komuna, ka zhvilluar mijëra vizita vetëm gjatë vitit 2018. Në vitin 2018, ky program është shtrirë në tri komuna të tjera, Dardanë, Shtime, Viti dhe në Kaçanik.

Përmes këtij programi është mundësuar qasje për të gjithë në shërbimet shëndetësore dhe është përmirësuar cilësia e shërbimeve. Po ashtu, mbrojtja sociale është një nga shtyllat e ngritura të këtij projekti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori