LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Nasim Haradinaj si i dërguar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka dashur ta merr komandën e Betejës së Koshares (Video)

Ismaili: Nasim Haradinaj si i dërguar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka dashur ta merr komandën e Betejës së Koshares (Video)
Fisnik Ismaili, njohës i marketingut

Deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), Fisnik Ismaili, ka thënë se është ofenduese të dëgjosh deklaratat e Nasim Haradinajt për babain e tij Muharrem Ismailin.

Ismaili, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë nuk do të lejojë Nasim Haradinajn të flasë për babain e tij.


Ai ka thënë se Beteja e Koshares kurrë nuk do të kishte atë sukses nëse Nasim Haradinaj do të merrte komandën.

“Dje e kuptova që Nasimi ka qenë i dërguari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që të merr komandën e Betejës së Koshares”.

Ish-luftëtari i UÇK-së thotë se në Koshare kemi pasur të bëjmë me njerëz të nivelit të lartë që në asnjë mënyrë nuk do të ia lënin në dorë Nasim Haradinajt Betejën e Koshares.

“Më pas kuptova se Nasimit i kanë dhënë disa detyra dytësore për ta larguar, dhe ai nuk ka përtuar, hajt po shkoj aty-këtu”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ismaili thotë se dyshon se një arsye pse Nasim Haradinaj replikon me të ka të bëjë me “incidentin” e radiolidhjes që kanë pasur në Koshare.

“Po e shoh një tip që ka kapur radiolidhjen për antene. Mua kush me prekte antenën, nuk pyetja a është komandant apo ushtar. E nxora radiolidhjen time dhe i thashë kjo pjesa është antena që merr sinjale të radios. Pjesa tjetër është bateria dhe për aty kapet radiolidhja. Më shikoi njëherë dhe shkoi. Pastaj erdhi dikush dhe më tha “çfarë i kishe bërë Nasim Haradinajt që e kishe mërzitur”.

Deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), thotë se nga ai moment më nuk është takuar me Nasim Haradinajn dhe nuk ka dëgjuar për të.

“Tash kur e kam pa për debatin e veteranëve, më është kujtuar. Kur i kam pa disa kërkesa që është munduar të kategorizojë veteranët kush ka luftuar më gjatë, më është dukur denigruese”, tha ndër të tjera Fisnik Ismaili./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori