LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Kurti e Molliqaj janë dhunuesit e dyfishtë të shtetit

Ismaili: Kurti e Molliqaj janë dhunuesit e dyfishtë të shtetit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, vlerëson se Albin Kurti dhe sekretari i shkarkuar i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, janë dhunuesit e dyfishtë të shtetit.

Ismaili ka thënë përmes një statusi në Facebook se Kurti e Molliqaj është dyshja, e cila teksa s’ka pushuar të flasë për kapjen e Kosovës, ka kapur dhe dhunuar demokracinë, kryeqytetin dhe shtetin.


Postimi i plotë i Ismailit:

“Dhunuesit e Dyfishtë

Albin Kurtit i është dashur një organizator i dhunës dhe një njeri që i shantazhon anëtarët e partisë – të cilët mendojnë ndryshe, ose që kërkojnë reforma në parti. Dhunues dhe Shantazhues.

Dardan Molliqaj ishte kandidati që kishte prirjet më të mëdha për dhunë, si ndaj shtetit ashtu edhe ndaj bashkëpartiakëve të tij. Ai është shfrytëzuar për t’i shantazhuar udhëheqësit e Komunës së Prishtinës, nga frika se ata mund të rriten dhe më tutje ta sfidojnë Albin Kurtin.

Në këtë mënyrë, Kurti e ka dhunuar Shtetin dhe Prishtinën.

Dardan Molliqaj kishte, pra, një rol të dyfishtë: si organizator i dhunës ndaj shtetit dhe si shantazhues i brendshëm në parti.

Kjo është dyshja, e cila teksa s’ka pushuar të flasë për kapjen e Kosovës, ka kapur dhe dhunuar Demokracinë, Kryeqytetin dhe Shtetin.

Kjo është dyshja, demaskimin e të cilës qytetarët e këtij vendi meritojnë ta shohin si në dritë të diellit.” (sic.), ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/