LAJMI I FUNDIT:

Ismaili inicion krijimin e Bordit të ri drejtues të SHSKUK-së

Ismaili inicion krijimin e Bordit të ri drejtues të SHSKUK-së
Foto: Arkiv

Me qëllim të reformave në sektorin e shëndetësisë, zbatimit të ligjshmërisë, funksionimit normal dhe sa më profesional të institucioneve shëndetësore dhe duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka iniciuar sot krijimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Për këtë qëllim, Ismaili, u ka kërkuar sot institucioneve që sipas Ligjit për Shëndetësi e përbëjnë Bordin Drejtues të SHSKUK-së, që në afat sa më të shkurtër, brenda kësaj jave të propozojnë nga një emër për përfaqësim në këtë Bord, duke u udhëhequr nga kriteret dhe kërkesat që dalin nga Ligji për Shëndetësi dhe Statuti i SHSKUK-së, dhe duke propozuar kandidatë me vlera të larta morale, etike dhe profesionale.


Ismaili, me rastin e inicimit të krijimit të këtij Bordi, thekson se për realizimin e këtij synimi duhen institucione që punojnë dhe funksionojnë në bazë të ligjit, e mbi të gjitha për të adresuar brengat e qytetarëve për shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë dhe trajtim të barabartë.

Ai thekson se mandati i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, i cili kishte pasur mandat tre vjeçar ka përfunduar më 28 janar dhe si rrjedhojë “funksionimi i mëtejmë i kësaj trupe pa mandat dhe me strukturë të pakompletuar, reflekton negativisht edhe në mirëfunksionimin e vet SHSKUK-së dhe politikave shëndetësore në mbarë vendin”.

Sipas Ligjit për Shëndetësi, Bordi Drejtues i SHSKUK-së emërohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë dhe në përbërjen e tij duhet të ketë: një përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës; një përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës; një përfaqësues nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike; një përfaqësues nga Spitalet Rajonale, në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore; një përfaqësues nga shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, në bazë të propozimit të Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës; një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe një ekspert të menaxhmentit shëndetësor, me kualifikime të larta profesionale dhe shkencore, i zgjedhur në bazë të konkursit publik. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori