LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Derisa u zbulua spiuni francez, NATO në Koshare gjuajti në terren të thatë (Video)

Ismaili: Derisa u zbulua spiuni francez, NATO në Koshare gjuajti në terren të thatë (Video)

Ish-ushtari i UÇK-së, Fisnik Ismaili, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka rrëfyer edhe disa probleme që kanë pasur me NATO-n gjatë Betejës së Koshares.

Ismaili thotë se deri në momentin kur është zbuluar spiuni francez, sulmet e NATO-s në Koshare kanë qenë të paralajmëruar për serbët.


“Deri u zu spiuni francez, çdo fluturim mbi Koshare që ka pasur qëllim sulmin ndaj forcave serbe, serbët e kanë ditur”.

Deputeti i PSD-së, thotë se pas zbulimit të spiunit francez, gjendja në terren ndryshoi.

Fisnik Ismaili: Në Koshare më urdhëruan të jap intervistë për anglezët, Milaim Zeka nuk më bëri nder që më fotografoi (Video)
Lexo po ashtu Fisnik Ismaili: Në Koshare më urdhëruan të jap intervistë për anglezët, Milaim Zeka nuk më bëri nder që më fotografoi (Video)

“NATO e kuptoi se deri në atë kohë ka gjuajtur bomba ne terren të thatë. Ne kemi pasur raste kur maketat e tankeve janë vendosur e NATO ka gjuajtur në to”.

Ismaili thotë se më pas u intensifikuan sulmet e NATO-së dhe koordinimi ishte më i mirë, e në anën tjetër shpërtheu kufiri në Pashtrik dhe Serbia u dorëzua. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori