LAJMI I FUNDIT:

Islanda do të menaxhojë hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

Islanda do të menaxhojë hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovës, gjeneralmajor Michele Risi, nënshkroi sot një kornizë marrëveshje për menaxhimin e hapësirës ajrore të ultë mbi Kosovën, gjersa drejtori i përgjithshëm Arnor Sigurjonsson e nënshkroi në emër të Ministrisë për Punë të Jashtme të Islandës.

Sipas KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake të vitit 1999, Komandanti i KFOR-it mban autoritetin mbi sigurinë në hapësirën e ultë ajrore mbi Kosovën, e cila ka qenë e mbyllur për trafikun ajror civil, përveç fluturimeve për dhe nga aeroporti i Prishtinës.


“Islanda do të kontribuojë në misionin e KFOR-it përmes ofrimit të ndihmës në përpjekjet për normalizimin e hapësirës së ultë ajrore mbi Kosovën. Përfundimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm në procesin për krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme për hapjen e rrugëve të reja në hapësirën ajrore të ultë të Kosovës, në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Marrëveshja do të kontribuojë edhe në përpjekjet e vazhdueshme për promovimin e normalizimit të raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të dialogut të sponsorizuar nga BE-ja. Zhvillimi i rrugëve të reja ajrore ndiqet në kuadër të takimeve të NATO-s për normalizimin e aviacionit ballkanik (BANM), që udhëhiqet nga NATO-ja dhe në të cilin mund të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara”, thuhet në komunikatën e KFOR-it, njofton Telegrafi.

Normalizimi i hapësirës ajrore të ultë të Kosovës do të shkurtojë rrugët dhe do të sjell përfitime mjedisore dhe kursime të kostove për linjat ajrore dhe aviacionin ushtarak.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori