LAJMI I FUNDIT:

ISIS me strategji tjetër hakmarrëse, paralajmërojnë “masakër ekologjike” pas vdekjes së al-Baghdadit

ISIS me strategji tjetër hakmarrëse, paralajmërojnë “masakër ekologjike” pas vdekjes së al-Baghdadit

Organizata terroriste ISIS ka nxitur fanatikët e saj të ndezin zjarre në pyjet e SHBA-së dhe Evropës për të shkaktuar kaos ekologjik në vazhdën e flakëve historike të verës në Kaliforni dhe Spanjë.

Së paku katër posterë nga Quraysh, një transmetues i Shtetit Islamik, kanë inkurajuar mbështetësit për ‘ndezjen e zjarreve’ si pjesë e xhihadit të saj.


Ai nuk agjëroi Ramazanin, mbante një rrip vetëvrasës dhe maskohej si bari: Ditët e fundit të al-Baghdadit, sipas adoleshentes që ai mbante si skllave dhe “baxhanakut” të tij
Lexo po ashtu Ai nuk agjëroi Ramazanin, mbante një rrip vetëvrasës dhe maskohej si bari: Ditët e fundit të al-Baghdadit, sipas adoleshentes që ai mbante si skllave dhe “baxhanakut” të tij

“Ndizni zjarret në pyjet e Amerikës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, sepse ato janë të dhimbshme për ta”, citohet të jetë thënë përmes një posteri të publikuar të hënën, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.

Posteri më i fundit i publikuar nga grupi i mediave pro-ISIS Quryash të hënën thotë: ‘Ndizni zjarre në pyjet e Amerikës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, sepse ato janë të dhimbshme për ta’

Po sipas mediumit në fjalë, kjo ishte e katërta “thirrje” në një seri që u gjurmua që nga prilli nga Instituti i Kërkimeve për Media në Lindjen e Mesme.

Kështu, vlerëson DailyMail, me gjithë vdekjen e shefit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi në një sulm amerikan në Siri muajin e kaluar, grupi terrorist ende kërkon të shkaktojë masakra jashtë vendit përmes fushatës së saj në media sociale.

“Mos u gëzo, Amerikë!”, thotë ISIS - gjatë shpalljes së pasardhësit të Abu Bakr al-Baghdadit
Lexo po ashtu “Mos u gëzo, Amerikë!”, thotë ISIS - gjatë shpalljes së pasardhësit të Abu Bakr al-Baghdadit

Zjarret historikë pyjorë janë përhapur nëpër Kaliforni, Spanjë dhe Portugali gjatë verës dhe ISIS shpesh “lutet” për mjerim perëndimor në propagandën e tyre barbare.

Në të vërtetë, zjarri që përfshiu Katedralen e Notre Dame në Paris në prill u shpall si një fitore dhe një mallkim për ndjekësit e hyjnisë së krishterë.

Misteret e jetës së Abu Bakr al-Baghdadit: Kush ishte “udhëheqësi i pakapshëm” i ISIS-it që u bë njeriu më i kërkuar në botë
Lexo po ashtu Misteret e jetës së Abu Bakr al-Baghdadit: Kush ishte “udhëheqësi i pakapshëm” i ISIS-it që u bë njeriu më i kërkuar në botë

Al-Baghdadi hodhi veten në erë, së bashku me tre fëmijët e tij, gjatë një sulmi të 26 tetorit nga forcat speciale amerikane mbi një kompleks të fortifikuar në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë.

Bastisja ishte një goditje e madhe për grupin, i cili ka humbur territoret që ka mbajtur në Siri dhe Irak në një seri humbjesh ushtarake nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA dhe aleatë sirianë dhe irakianë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori