Ishte ndërtuar nga të burgosurit e luftës për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore, bunkeri i nazistëve shndërrohet në hotel luksoz

Ish-bunkeri i nazistëve pritet të transformohet në një hotel luksoz. Bunkeri St Pauli në qytetin gjerman Hamburg, do t’i ketë pesë kate në të cilët do të jenë 136 dhoma. Ai pritet të hap dyert për pushuesit në vitin 2021 dhe gjithashtu do të ketë restorante, bare dhe kafiteri të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Hoteli është dizajnuar nga kompania spanjolle NH Hotel Group, se kjo pronë e ndërtuar në kohën e nazistëve do të marrë formën e piramidës. Ajo çfarë do ta karakterizoj këtë objekt, do të jetë kopshti i ndërtuar në kulm që do të ofroj peizazh panoramik, transmeton Telegrafi.
Kjo kompani gjithashtu ka bërë të ditur se do të ketë një hapësirë e madhe e gjelbëruar, që do ta rrethojë këtë bunker që tashmë ka filluar të marr formën e një hoteli luksoz.
Ai njihet ndryshe si Flakturm IV Hochbunker (bunker i sigurisë së lartë), që konsiderohet si më i madhi i ndërtuar në Hamburg të Gjermanisë. I ndërtuar në vitin 1942 për vetëm 300 ditë nga të burgosurit e luftës, ishte destinuar për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore.
Ky objekt kishte kapacitete të strehonte 18 mijë persona, por gjatë sulmeve ajrore të verës së vitit 1943 besohet se 25 mijë refugjatë ishin strehuar brenda tij. Ai kishte dyer të gjera dhe kishte mure me trashësi prej mbi 3.5 metra, e brenda ishte 75 i gjatë dhe 35 metra i lartë.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, brenda tij ishin futur aeroplanë të shumtë të shkatërruar. Ndërsa deri vonë ka shërbyer si klub nate, dhe për shkak të hapësirës së mjaftueshme e shfrytëzonin shumë artistë dhe muzikantë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t’ju bëjë të qeshni

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë – shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil
Kjo seksi-profesoreshë të detyron ta duash fizikën! (Video, +18)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë