LAJMI I FUNDIT:

Ishte i mbushur plot me fishekzjarrë, momenti i shpërthimit të kamionit në Dorset të Anglisë – turma e tmerruar vrapon për të shpëtuar

Ishte i mbushur plot me fishekzjarrë, momenti i shpërthimit të kamionit në Dorset të Anglisë – turma e tmerruar vrapon për të shpëtuar

Njerëzit e pranishëm kishin parë të tmerruar një shpërthim të një kamioni në Angli.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, shpërthimi i improvizuar ndodhi kur një kamion me fishekzjarrë zbarkoi në Ringwood Raceway të shtunën mbrëma.

Siç bëhet e ditur më tej, fishekzjarrët shpërthyen për rreth tre minuta përpara se autoritetet në ngjarjen në Matchams, Dorset, të mund ta vinin zjarrin nën kontroll.

Aaron Orchard, 22 vjeç, nga Hampshire, mori pjesë në “Garën e fishekzjarrëve” me partnerin e tij Fay Lucas dhe kapi shpërthimet në kamera.

Ai tha se kishte shumë njerëz në shfaqjen që kushtonte 20 funte një biletë.

Orchard tha: “Furgoni sapo shpërtheu dhe të gjithë filluan të vrapojnë”.

“…. njerëzit po lëndonin njëri-tjetrin duke u përpjekur të largoheshin nga rruga”.

“Kishte qindra makina të parkuara rreth 30 metra nga vendi ku ndodhi, kështu që fishekzjarrët po goditnin makinat dhe të gjithë po iknin”.

Një tjetër dëshmitar okular tha se pasi ndodhi, organizatorët kërkuan falje dhe thanë nëse dikush ishte lënduar të kontrollohej.

Por për fat të mirë nuk pati raportime për të lënduar.

Një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës të Dorset tha se ata arritën në vendin e ngjarjes në orën 21:23, por zjarri veçse ishte shuar kur ata mbërritën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori