LAJMI I FUNDIT:

Ishte Live në një intervistë, reagimi i kryeministres kur Islanda u godit nga një tërmet

Ishte Live në një intervistë, reagimi i kryeministres kur Islanda u godit nga një tërmet

Kryeministrja e Islandës u ndërpre nga një tërmet ndërsa ishte në një intervistë të martën – por arriti të menaxhojë situatën dhe të përfundojë përgjigjen e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Katrin Jakobsdottir po diskutonte ndikimin e pandemisë në turizëm kur shtëpia e saj filloi të dridhej, duke e befasuar dukshëm udhëheqësen islandeze.


“O zot, ka një tërmet”, tha ajo me një gulçim. “Më falni, ndodhi një tërmet tani. Uau”.

Por Jakobsdottir u kthye shpejt për të folur për çështjen në fjalë, duke shtuar: “Epo kjo është Islanda” duke vazhduar përgjigjen e saj ndaj pyetjes.

“Po unë jam shumë mirë, shtëpia është akoma e fortë, kështu që nuk ka shqetësime”, shtoi ajo më vonë.

Jakobsdottir, 44 vjeçe, është kryeministre e Islandës që nga viti 2017.

Ndryshe, tërmeti me madhësi 5.6 thuhet se goditi të martën pasdite 10 kilometra në jugperëndim të Hafnarfjordur, një qytet bregdetar pranë kryeqytetit të Reykjavík, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, i cili mat tërmetet në të gjithë botën.

Dridhja çoi në njoftime për dëmtime rreth kryeqytetit.

Tërmetet janë të zakonshme në Islandë, e cila “lundron” me një peizazh gjithëpërfshirës të mbushur me dhjetëra vullkane.

Jakobsdottir nuk është udhëheqësi i parë botëror që ndërpritet nga një tërmet këtë vit; në maj, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ishte duke diskutuar heqjen e kufizimeve të coronavirusit kur një tërmet me madhësi 5.8 goditi pranë kryeqytetit Wellington. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Fun
Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Fun
Kalo në kategori