LAJMI I FUNDIT:

Ishte aq i dehur, sa që u desh të shpëtohej dy herë (Video)

Ishte aq i dehur, sa që u desh të shpëtohej dy herë (Video)

Burri i panjohur që kishte rënë në një lumë në Devon të Anglisë, është shpëtuar nga forcat e rendit, të cilët e kanë vënë në barkë.

Por, vetëm pak momente më vonë, ai është hedhur sërish ngaqë ishte shumë i dehur dhe mendonte se mund të notonte, transmeton Telegrafi.

“Gjendja tij ka qenë e rënë, sepse u nxor nga uji tepër i ftohtë dhe nuk u këndell. Gjithnjë insistonte se mund të kalonte pa problem në pjesën tjetër”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Pasi të jetë shpëtuar për të dytën herë, atë e kanë prangosur dhe i kanë qëndruar pranë, nga frika se mund të ikë sërish. /Telegrafi/