Ishte apo nuk ishte pozitë jashtë loje? Goli i parë i Chelseat me plot polemika

Pozicioni i mbrojtësit Marc Cucurella tek goli i parë i Chelseat ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale, me njerëzit që janë të ndarë në dysh në mes të atyre që mendojnë se ishte pozitë jashtë loje dhe atyre që e shohin si pozicion të rregullt.
Chelsea mposhti Barcelonën me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në “Stamford Bridge” në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 27-të falë një autogoli nga Jules Kounde, ndërsa dy golat tjerë të Bluve u shënuan nga Estevao (55’) dhe Liam Delap (73’).
Megjithatë, goli i parë i Bluve ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale nëse aksioni deri tek autogoli i Koundes ishte i rregullt.
😅 Esas veces en las que la perspectiva engaña...
🤏📏 Cucurella parecía en fuera de juego en el gol del Chelsea, pero las líneas dicen lo contrario. pic.twitter.com/4FsHGzl6Yu
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) November 25, 2025
Në pamje të parë dhe në të gjitha pamjet tjera duket si Cucurella ishte thellë në pozicion jashtë loje, por në pamjet e VAR-it shihet se Pau Cubarsi e kishte mbajtur në lojë.
Tifozët janë ndarë në dysh në rrjetet sociale, ku shumica mendojnë se pozicioni i Cucurellas ishte jashtë loje, ndërsa një pjesë tjetër i besojnë teknologjisë dhe mendojnë se pozicioni ishte i rregullt. /Telegrafi/
It was Pau Cubarsi who was playing Marc Cucurella onside. pic.twitter.com/Vr7smyqjm0
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) November 25, 2025











































