Chelsea ia rrëmbeu Arsenalit nga dora Mykhailo Mudryk - duke dyfishuar ofertën e pagës së Topçinjve për anësorin.

Blutë ranë dakord për një marrëveshje me vlerë 100 milionë euro për të nënshkruar me 22-vjeçarin nga Shakhtar Donetsk.


Mudryk iu prezantua tifozëve të Chelseat në pjesën e parë të ndeshjes së sotme kundër Crystal Palaces pasi transferimi u konfirmua gjatë lojës.

Mykhailo Mudryk thuhet se do të fitojë mbi 100,000 £ në javë në Chelsea

Por, sulmuesi emocionues më parë kishte lënë të kuptohet se donte të bashkohej me Arsenalin.

Gjithsesi, Blutë dyfishuan pagën e ofruar për Mudryk nga Gunners, sipas Independent.

Arsenali u tërhoq nga një marrëveshje kur Shakhtar filloi të rriste çmimin mes interesit nga Chelsea.

Mudryk Chelsea

Para kësaj Mudryk iu ofruan kushte personale me vlerë 50,000 euro në javë nga skuadra e Emirates.

Megjithatë, ai tani thuhet se do të fitojë mbi 100,000 euro në javë në Stamford Bridge - më shumë se dyfishi i asaj që ofronte Arsenali.

Kuptohet se Chelsea do të paguajë 70 milionë euro fillimisht, me deri në 30 milionë euro në shtesa të lidhura me performancën, duke e çuar totalin e mundshëm në 100 milionë euro.

Ai nënshkroi një marrëveshje tetëvjeçare e gjysmë me Blutë. /Telegrafi/

telegrafi sport app