LAJMI I FUNDIT:

Ishin takuar “përmes një loje interneti” – djaloshi nga Malajzia udhëtoi 25 mijë kilometra me veturë, për të ritakuar të dashurën e tij në Gjermani

Ishin takuar “përmes një loje interneti” – djaloshi nga Malajzia udhëtoi 25 mijë kilometra me veturë, për të ritakuar të dashurën e tij në Gjermani

Ne kemi lexuar shumë histori dashurie vërtet të ëmbla dhe më e fundit është ajo e një çifti të cilët përfunduan të martuar, edhe pse gjithçka filloi “përmes një loje interneti”.

Kjo, megjithatë, është një histori e thjeshtë dashurie midis një burri dhe një gruaje.


Sipas një shkrimi të publikuar në internet, përcjell Telegrafi, Hadri tha se ai kurrë nuk ishte ai lloj fëmije që merrte nota të mira në shkollë, por ka diçka tjetër për të cilën është i pasionuar – veturat.

Por çfarë kanë të bëjnë veturat me këtë histori dashurie? Për ta kuptuar, ju duhet të vazhdoni të lexoni këtë histori.

Në vitin 2007 në një udhëtim pune, ai më në fund u takua me zonjushën, të cilën e takoi në internet. Ata folën shumë në internet dhe pengesa gjuhësore nuk ishte asnjëherë problem për ta.

Kështu, dy vjet më vonë, Hadri fluturoi për në Gjermani për ta takuar atë përsëri.

Kjo është kur ai i tha asaj që e donte duke përdorur një trëndafil dhe një letër dashurie, së cilës ajo iu përgjigj duke shpërthyer në lot.

Qysh atëherë, ata kanë qenë bashkë.

Por kjo nuk është historia e vetme e këtij djaloshi, përmes së cilës ai është bërë hit në media.

Në vitin 2018, Hadri doli me idenë për të udhëtuar në Evropë me një makinë të vjetër dhe të gjithë menduan se ai ishte i çmendur – por ai ishte në të vërtetë serioz.

Ai filloi udhëtimin e tij në 19 gusht 2019 për të udhëtuar 25,000 kilometra nga Malajzia. Ai do të kalonte nëpër Kinë, Mongoli, Letoni dhe Rusi, për të arritur në Gjermani, ku jeton e fejuara e tij.

Kështu, siç thuhet tutje, ai voziti 96 ditë, duke kaluar në 25 vende.

Nga atëherë e tutje, përcjell Telegrafi, ai filloi të kërkojë sponsorë dhe u angazhua me Ministrinë e Turizmit për viza, për ta bërë udhëtimin e tij pak më të lehtë.

Ai e filloi udhëtimin e tij në 14 gusht 2019 dhe kaloi kufij të shumtë.

Hadri azhurnoi të gjithë udhëtimin e tij duke përdorur llogarinë e tij në Instagram.

Ai tha se në disa vende të tilla si Laos, ai duhej të tregohej i kujdesshëm pasi kishte shumë gropa dhe kamionë të mëdhenj, por ai kaloi mirë.

Hadri ka treguar se në secilin vend të ri që kalonte, ai takoi miq të rinj, mësoi për kulturat e reja dhe gjithmonë do t’u kërkonte atyre që të vizitojnë Malajzinë.

Më 30 tetor, Hadri më në fund arriti në Gjermani dhe u ribashkua me të fejuarën e tij! Së bashku, ata shkuan në Belgjikë dhe Francë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori