LAJMI I FUNDIT:

Ish zyrtarja vendore e EULEX-it flet për denoncimin rreth një keqpërdorimi: Nuk kam arritur drejtësi, ka mangësi ligjore

Ish zyrtarja vendore e EULEX-it flet për denoncimin rreth një keqpërdorimi: Nuk kam arritur drejtësi, ka mangësi ligjore

Ish-zyrtarja vendore e EULEX-it, Fatime Buzolli, ka folur për një rast të denoncimit që kishte bërë për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga një  zyrtare ndërkombëtare në EULEX. 

Buzolli në një konferencë për media të thirrur nga ish-prokuroria e EULEX-it, Maria Bamieh ka treguar rastin e saj, mirëpo tha se nuk ka arritur drejtësinë e kërkuar, pasi sipas saj Kosova ka mangësi ligjore.


“Një ndërkombëtare e kisha raportuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare… Kam ngritur çështjen sipas të gjitha procedurave, por nuk kam arritur drejtësi. Maria e ka fituar rastin pasi e ka pasur mbështetjen e shtetit të saj. Por unë nuk kam arritur pasi kemi mangësi ligjore..Dëshiroj që kjo të rregullohet…”, u shpreh Buzolli.

Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion jep detajet e rasteve: Pas dyshimeve të mia dhe raportimit më kanë përjashtuar dhe keqtrajtuar 
Lexo po ashtu Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion jep detajet e rasteve: Pas dyshimeve të mia dhe raportimit më kanë përjashtuar dhe keqtrajtuar 

E pyetur nga Telegrafi se a ka dhe punonjës tjerë vendor në këtë mision që kanë hasur në keqpërdorime të tilla, ajo u shpreh: “E kam raportuar një ndërkombëtare për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhe kam ngritur rastin. Prej vitit 2009 nuk kanë nisur hetimet. Ka pasur dhe raste të tjera, ku vendorët kanë paraqitur raste. Ka qenë një grup i doktorëve dhe infermierëve që janë munduar t’i realizojnë të drejtat e tyre ligjore që na përkasin, sikurse unë, po nuk kemi pasur rregullore brenda, ka qenë vetëm një rregullore që e përfshin Arbitrazhin që ne t’i realizojmë të drejtat tona. EULEX ka manipuluar edhe arbitrazhin e tyre…”, ka thënë Buzolli.

Ndryshe, ish prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar sot në një konferencë për media në Prishtinë ka njoftuar në detaje rastin e saj gjatë kohës sa ishte në EULEX dhe me sfidat me të cilat është përballur nga koha kur kishte filluar të sinjalizonte se diçka nuk ishte në rregull.

Bamieh para gazetarëve në Kosovë tha se si një prokurore në Britani të Madhe me përvojë ndërkombëtare ishte caktuar për të ardhur në EULEX. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori