LAJMI I FUNDIT:

​Ish-zyrtari serb e pranon se ka pasur gisht në trazirat e marsit, Musliu: Sikurse rasti Panda, Serbia u përpoq të fajësonte shqiptarët

​Ish-zyrtari serb e pranon se ka pasur gisht në trazirat e marsit, Musliu: Sikurse rasti Panda, Serbia u përpoq të fajësonte shqiptarët
Foto: Arkiv

Ish-shefi i të ashtuquajturës Qendër koordinuese serbe për Kosovë, Nebojsha Çoviq ka pranuar se Serbia ka pasur gisht në trazirat e marsit 2004 në Kosovë, dëshminë të cilën drejtori i Institutit Octopus Agim Musliu e ka quajtur tronditëse, kur dihet se për djegien e kishave dhe manastireve që i dogji vetë Serbia, u përpoq të fajësonte shqiptarët.

Musliu ka thënë se ky rast është sikurse ai i njohur si Panda, ku në vitin 1998, u vranë 6 fëmijë serbë nga vetë serbët me qëllim që të akuzonin shqiptarët.


“Dëshmia tronditëse se si forcat serbe hynë në trazirat e marsit 2004, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të Kosovës. Në këtë kohë u dogjën shumë kisha dhe manastire, për të cilat Serbia u përpoq të fajësonte shqiptarët. Ai ka qenë në pozitë udhëheqëse në Serbi”, ka shkruar Musliu në X.

“Ashtu si me rastin e Panda në vitin 1998, kur 6 fëmijë serbë u vranë nga vetë serbët dhe për këtë u akuzuan shqiptarët. Pra, askush nuk ka mundur të identifikojë ata që kanë kryer këto krime. Por, Nebojsha Çoviq ka pranuar se ka qenë personalisht me forcat speciale!”, vijon Musliu, transmeton Kp.

Ndërsa një gjë të tillë e ka pranuar vetë Çoviq, ku në një emision ka rrëfyer se si ishin organizuar së bashku me dhjetëra persona të tjerë, ushtarë të brigadës 63 e disa pjesëtarë të policisë.

“Pas kësaj, unë me rreth 30 persona të tjerë, ku një pjesë ishin ushtarë të Brigadës 63, ndërsa disa pjesëtarë të Policisë, u bëmë gati dhe me automjete civile kaluam në Kosovë përmes kufirit në Konçul dhe Dheu i Bardhe.

Hymë në Manastirin e Graçanicës diku rreth orës 9 të mëngjesit, zumë pozicionet tona dhe arritëm ta mbrojmë Graçanicën. Kur fola me komandantin e KFOR-it, ai tha që nuk mund të vij në Beograd, nuk mund të vij në Merdare ku takoheshim, ai gjithashtu tha që nuk mund të vij as në Bujanoc.

I thashë, gjeneral, jam 10-15 minuta larg teje… Më duket se i ra nofulla në tokë kur dëgjoi se jemi në Graçanicë. I thashë ne jemi të armatosur dhe nëse e thyejnë derën ne do të qëllojmë”, ka thënë ai mes tjerash.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori