LAJMI I FUNDIT:

Ish-Zëvendësministri i Financave nga AAK: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet

Ish-Zëvendësministri i Financave nga AAK: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet
Fatmir Gashi

Fatmir Gashi është njëri nga themeluesit e AAK-së në Pejë.

Me profesion është ekonomist dhe në këtë fushë ka ushtruar shumë funksione publike e poashtu edhe në sektorin privat.


Në Qeverinë Haradinaj ishte emëruar së fundmi zëvendësministër i financave.

Në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ai ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij.

Si një nga zyrtarët e BQK-së në kohën kur futet në treg monedha euro, Gashi tregon se në atë kohë janë shkëmbyer rreth 1 miliardë marka me euro dhe për fat të mirë vetëm një kartëmonedhe 5 euro është gjetur e falsifikuar dhe pjesa tjetër gjithçka ka shkuar në rregull.

Ai thotë se ngritja e sistemit bankar në Kosovë është meritë e amerikanëve dhe sipas tij sot Kosova ka ndër sistemet më të mira bankare në Evropë, përcjell Telegrafi.

“Amerikanët morën përsipër ngritjen e sistemit bankar në Kosovë. Ata ishin strikt dhe fal tyre ne sot kemi këtë sistem të mirë bankar. Punën kryesore e ka bërë USAID”.

Gashi në vitin 2010 la Bankën Qendrore për t’iu futur garës për kryetar të Pejës nga AAK.

Ai garën e kishte humbur përballë Gazmend Muhaxherit të LDK-së por thotë se nuk është pishman për një vendim të tillë.

“Unë isha shumë komod në pozitën që kisha si zevendësguvernator i BQK-së, por kur dikush ta ofron një besim të tillë nuk mund ta refuzosh”.

Suksesin e LDK-së në Pejë, Gashi ja atribuon Gazmend Muhaxherit.

Gashi thotë se do të mbetet anëtarë i thjesht i AAK-së por nuk synon të kandidojë përsëri për kryetar të Pejës.

“Nuk e kam menduar kalimin në ndonjë parti tjetër. Jam në AAK për Ramushin dhe gjithë atë që ai ka bërë për Kosovës”.

Duke folur për disa çështje aktuale që kanë të bëjnë me sektorin e ekonomisë, Gashi ka thënë se Telekomi për momentin nuk bën të privatizohet pa u rimëkëmbur ndërsa për KEK-un ka thënë se ai gjeneron qysh tash të ardhura mjaft të mëdha dhe assesi nuk bën të privatizohet.

Ai ka thënë se Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, por forma si do të ndërtohet mund të ndryshojë.

“Ajo do të bëhet. A do të mbetet ajo që e kemi bërë ne apo me ndryshime do të vendos qeveria e re. Por nuk bën që të mbeten 600 mijë qytetarë pa autostradë”, deklaroi ndër të tjera Fatmir Gashi./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori