LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Serie A dhe Ligës Premier do të ‘përjashtohet’ nga Al Hilal për t’i lënë vend Neymarin

Ish-ylli i Serie A dhe Ligës Premier do të ‘përjashtohet’ nga Al Hilal për t’i lënë vend Neymarin

Një ish-yll i madh i Serie A dhe Ligës Premier thuhet se është dëbuar nga klubi saudit, Al Hilal, pasi ata duan t’i bëjnë vend Neymarit pas rikthimit nga lëndimi.

Në verën e vitit 2023, ylli brazilian hoqi dorë nga futbolli evropian kur u largua nga gjiganti francez, Paris Saint Germain, për te skuadra e Arabisë Saudite, Al Hilal.

Megjithatë, koha e 32-vjeçarit në Lindjen e Mesme është penguar nga problemet e shumta të lëndimeve. Në total, Neymar ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Al Hilal, duke shënuar vetëm një herë.


Së fundmi, pati raportime që lidhnin Neymar me një largim nga Al Hilal, por agjenti i tij Pini Zahavi i ka mohuar zërat dhe thotë se nuk ka pasur asnjë diskutim.

Agjenti i Neymarit zbulon të vërtetën pas raportimeve për rikthimin e tij sensacional në Brazil
Lexo po ashtu Agjenti i Neymarit zbulon të vërtetën pas raportimeve për rikthimin e tij sensacional në Brazil

“Nuk ka bisedime që Neymar të largohet nga Al-Hilal. Ai është nën kontratë dhe shumë i lumtur atje. Babai i Neymar dhe unë, jemi të vetmit njerëz që mund të flasim për të ardhmen e Ney. Nuk e di se nga vijnë thashethemet e fundit”, ka thënë Zahavi.

Pas tejkalimit të problemit të tij të fundit të lëndimit, braziliani do të regjistrohet në skuadrën e Al Hilal në Ligën Profesionale Saudite, në kurriz të një ish-ylli të Serie A dhe Ligës Premier.

Sipas mediumit Daily Mail, Neymar do të ri-regjistrohet në kurriz të ish-mbrojtësit të Napolit dhe Chelseat, Kalidou Koulibaly.

“Ndërsa ka ende shumë pasiguri për të ardhmen e Neymar, Al-Hilal thuhet se tashmë kanë marrë vendimin se ata do të ndërpresin kontratën e Koulibalyt ose do ta huazojnë atë deri në fund të vitit 2026”, thuhet në raport.

Aktualisht, Al Hilal është i dyti në tabelën e Superligës Saudite, dy pikë prapa Al Ittihad, të cilët kanë në radhët e tyre lojtarë si Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Fabinho.

Al Hilal i Jorge Jesus do të rikthehet në aksion të martën në mbrëmje kur do të përballet me Al Gharafa në Ligën e Kampionëve të Azisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Ndërkombëtare
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori