LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti Sarkozy në gjyq, akuzohet për korrupsion

Ish-presidenti Sarkozy në gjyq, akuzohet për korrupsion

Ish presidenti francez Nikolas Sarkozi do të gjykohet për korrupsion.

Pas refuzimit të Gjykatës së Apelit, Sarkozi do të përfundojë përpara një gjykatësi me akuzën se ka korruptuar një gjykatës të lartë të Gjykatës së Kasacionit, Gilbert Azibert, për rastin e përgjimeve.


Është hera e parë në të gjithë historinë e Republikës së Pestë franceze, ish-president gjykohet për korrupsion.

Seancat ndaj Sarkozi do të zhvillohen në Paris në muajt e ardhshëm, përcjell Shqiptarja.

Mbi Sarkozi rëndonte edhe çështja Bygmalion dhe hetimi në zhvillim e sipër për caktimin e Kupës së Kampionatit Botëror të vitit 2022 në Katar, për të cilën dje është marrë në pyetje edhe Mishel Platini.

Hetuesit dyshojnë se Sarkozi ishte ai që mbante kontakte me emirët e Katarit, duke dyshuar se njëri prej kontakteve me ta është zhvilluar gjatë një darke në Elysee, ku mori pjesë gjithashtu ish-sulmuesi i Juventusit, Mishel Platini.

Sarkozi do të gjykohet pasi Gjykata e Kasacionit ka hedhur poshtë ankesat e fundit të tij për të shmangur gjyqin për korrupsion.

Sipas prokurorisë, në vitin 2014, Sarkozi u përpoq të merrte informacion konfidencial nga gjyqtari i tij i atëhershëm i gjykatës së Kasacionit Liliane Bettencourt, në veçanti, me kërkesën për kthimin te ai të agjendave personale të sekuestruara kur ai ishte President.