LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidentët shqiptarë, Moisiu, Meidani e Topi shpallen “Qytetar nderi” të Drenasit 

Ish-presidentët shqiptarë, Moisiu, Meidani e Topi shpallen “Qytetar nderi” të Drenasit 

Ish presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi janë shpallur “Qytetar nderi” të Komunës së Drenasit.

Në mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal, ish-presidentët nuk lanë pa përmendur situatën e brishtë në veri të vendit, duke theksuar se Kosova e Shqipëria të bashkuara do ta tejkalojnë çdo sfidë.


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me këtë rast tha “këto tri personalitete të rralla janë të fushave të ndryshme por me rrugën dhe vizionin e njëjtë, atë të përparimit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar kudo që jeton.

Këtë ditë që ju po pranoni titullin qytetar nderi është ditë e shënuar për ne dhe jo rastësisht me urimin për ‘Qytetar nderi’ urojmë edhe ditën e Ushtrisë së Kosovës. Për ‘Qytetar nderi’ të Drenasit, si president, profesor keni promovuar vlerat e shqiptarëve kudo ku keni qenë. Ju keni prezantuar Republikën e Shqipërisë dhe njëherësh edhe Republikën e Kosovës, aty ku Kosova nuk kishte qasje, keni qenë për Kosovën kur rruga për çlirim u ndez aq fort sa rrezikohej qenia jonë fizike, prandaj jeni edhe më meritorët për këtë titull si ‘Qytetar nderi’. Bashkë me aleatë fituam luftën, por pa Shqipërinë kjo nuk do të arrihej dhe Kosova këtë nuk do ta harrojë”, tha Lladrovci.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Derisa foli për unitetin mes shqiptarëve, Minxhozi tha se situata që po kalon vendi është e vështirë, por se Kosova dhe Shqipëria do ta kalojnë.

“Kanë qenë vitet më të zjarrta të përpjekjeve dhe këta tre president në periudha të ndryshme që si faktorë uniteti të bashkonin politikën shqiptare, me një zë për të përkrahur Kosovën për të arritur aspiratën e tyre… Situata që po kalon Kosova është një situatë e vështirë por situatat e vështira kalohen me miq, shokë e vëllezër dhe kjo sallë na ka bashkuar të gjithëve me qëllim të përbashkët që çdo sakrificë, vështirësi, Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë bashkë dhe ta kalojnë së bashku”, theksoi Minxhozi.

Ish-presidenti Rexhep Meidani është shprehur i emocionuar për këtë titull, derisa tha se ëndërron që një ditë të dy vendet të jenë të bashkuara me një himn.

“Ëndërroj një gjë të ishim bashkë, dhe këto mendime më erdhën në mendje në kohën kur u ekzekutuan himnet e flamurit dhe prapë kemi dy himne.

Kur do vijë dita që të kemi një të vetëm, e unë besoj se do të bijë dita kur do të jemi bashkë, dhe pikërisht për këtë jete do të luftojmë bashkë dhe të jemi gjithë kohën në harmoni me njeri tjetrin për ta ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë. Edhe në qoftë se politika nuk e kupton, ne të ndikojmë në politikën e të arrijmë përsëri këtë ëndërr të madhe, ëndrrën e të njëjtit flamur dhe të njëjtit himn”, shprehet Mediani.

Edhe ish-presidenti Alfred Moisiu po ashtu është shprehur mirënjohës për titullin.

Moisiu tha se është mirë që në situatën që po kalon Kosova të shohin të gjithë se Kosova dhe Shqipëria janë bashkë dhe do të përballojnë çdo vështirësi.

“Në kohë kur situata politike në kufirin me Serbinë, kur probleme të ndryshme gjeostrategjike qarkullojnë është mirë ta shikojë që ne jemi bashkë, jemi një komb dhe kështu si jemi do e përballojmë. E kanë ditur të parët tanë që në situata shumë të vështira të gjejmë mundësinë të bashkohemi dhe të përballojmë situata…Dhe ne nuk duhet t’i harrojmë asnjëherë sakrificat dhe trimërinë që kanë treguar shqiptarët gjatë problemeve të rëndësishme”, tha Moisiu.

Se shqiptarët të bashkuar do ta përballojnë çdo sfidë e tha edhe ish-presidenti Bamir Topi.

“Jam shumë mirënjohës dhe falënderues që më bëtë pjesë të komunës suaj, një komunë e cila pavarësisht se Kosova është martire në çdo qelizë të saj kjo është kryeqendra që kanë memorie historinë e një lufte heroike dhe me shumë heronj…

Atmosfera sot përzihet me disa situata që po ndodhin në veriun e Kosovës, patjetër që ne jemi në një situatë paqe dhe uroj që situata e paqes do të vijë… Të kujtojmë pjesën e pushkës sepse pa atë nuk do të kishte pasur çlirim por me shumë inteligjencë të kapim paqen dhe të vijë dita që Kosova dhe Shqipëria të jenë bashkë në një himn”, tha Topi. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori