LAJMI I FUNDIT:

Ish-polici në Laç u ekzekutua nga vrasës me pagesë nga Fieri, në kërkim të autorëve dhe armës së krimit

Ish-polici në Laç u ekzekutua nga vrasës me pagesë nga Fieri, në kërkim të autorëve dhe armës së krimit
Foto: Ilustrim

Ekzekutimi i ish-efektivit të Xhelal Reçi dy ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor dhe hetimet vazhdojnë. Forcat kryesore të hetuesve janë përqendruar te veprimtaria e të birit, Besnikut.

Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Durrës dhe Lezhë, për të cilat është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, por nuk është arritur ende provohet përfshirja e tij. Hetuesit kanë dyshime të forta se Xhelal Reçi është ekzekutuar për shkak të konflikteve të të birit, ndërsa vrasësit të cilët mendohet të jenë me pagese mund të jenë nga Fieri, zonë të të cilën është vjedhur dhe makina ti “Toyota” e përdorur nga autoret për të kryer krimin.


Pasi kanë djegur automjetin në afërsi të Lumit Mat në Milot, autoret janë pritur nga një makinë tjetër dhe mendohet të jenë larguar në drejtim të Shkodrës. Sipas burimeve grupi hetimor ka sekuestruar nja sërë kamerash sigurie të bizneseve në rrugët dytësore dhe përgjatë superstradës të cilët do të analizohen për të parë lëvizjet, pas ngjarje së ndodhur.

Ndërkohë prej dy ditësh forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në një numër të madh banesash në Kurbin dhe zona të tjera, por pa arritur të gjejnë autoret apo dhe armën e krimit.

Vritet në afërsi të një banke ish-polici në Laç, në 2020-në i kishte shpëtuar një atentati
Lexo po ashtu Vritet në afërsi të një banke ish-polici në Laç, në 2020-në i kishte shpëtuar një atentati

Vrasja është filmuar nga kamerat e sigurisë të disa biznese, por identifikimi i autoreve duket mjaft i vështirë, pasi ata kanë qenë me kapele maska mjekësore. Ndërkohë makina e përdorur nga atentatorët e cila u gjet e djegur në Milot rezulton të jetë vjedhur rreth një muaj më parë në Brostar të Fierit dhe në të ishin vendosur targa greke.

Mjeti i gjet i shkrumbuar plotësisht dhe nuk është arritur të merret asnjë prove që mund të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ish-efektivi i policisë 61-vjeçari Reçi u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së hënës, sapo zbriti nga automjeti për të hapur biznesin në pronësi të tij në qendër të qytetit të Laçit.

Autorët duket se kanë qenë duke e ndjekur dhe shfrytëzuan momentin kur ai zbriti nga makina për ta sulmuar me armë zjarri pistoletë! Autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prej ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Xhelal Reçi është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilit e ka kapur në gjoks dhe me reflekset e ish policit ka tentuar t’i shpëtojë sulmit duke hyrë në një rrugicë mes dy objekteve! Por plaga që kishte marrë ishte vdekjeprurëse. /Java News/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori