Balina Bodinaku ka qenë opinionistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte në panel me Arbër Hajdarin, gjersa në BBVA 2 është zëvendësuar nga gazetarja Zhaklina Lekatari.


Megjithatë, ajo ka dhënë një mendim në lidhje me konkurrentët e këtij viti, duke e vlerësuar më së shumti Luiz Ejllin - si një nga personazhet më të fortë që ka hyrë ndonjëherë në këtë format televiziv.

@deepfeelings_29

Visit TikTok to discover videos!

“Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së Big Brother, ndoshta një ndër më të fortët që ka hyrë ndonjëherë në shtëpi, për arsyen e vetme sepse loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, i duruar dhe nuk merr asgjë personale", tha ajo.

Bodinaku tutje shtoi: “Asgjë nuk është më e rëndësishme për të se sa qëllimi për të cilin ka hyrë brenda. Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket. Gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është, (pra) nga Luizi që ne njohim jashtë. Dhe çfarë është më e rëndësishmja për një lojtar: nuk i blihet mendja”.

Për Luizin ka pasur reagime edhe nga artistë të njohur shqiptarë që kanë treguar mbështetjen e tyre përmes rrjeteve sociale.

Ejlli është një nga konkurrentët që përfshihet në të gjitha situatat e ngjarjet që ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/