LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministrja Meliza Haradinaj: Për BE-në marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mision i komplikuar

Ish-ministrja Meliza Haradinaj: Për BE-në marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mision i komplikuar

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se për Bashkimin Evropian marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një mision i komplikuar.

Haradinaj tha se përderisa BE-ja nuk ka mundur ende ta realizojë liberalizimin e vizave për vendin, si ka mundësi ta arrijë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


“Tani pozicioni i BE-së është i njohur për Kosovën, prandaj mua më çudit kryeministri që zhgënjehet në lehtësuesin Borrell, duke u nisur nga një proces i thjeshtë liberalizimi i vizave dhe mënyra se si e ka menaxhuar BE-ja një proces kaq të thjeshtë e kaq teknik dhe si s’kanë mundur t’i realizojnë premtimet përgjatë këtyre 12 vjetëve. Prandaj nëse nuk kanë pasur mundësi ta realizojnë liberalizimi n e vizave, si do të mund të arrijnë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë? Për BE-në besoj se ky është një operacion shumë i komplikuar dhe tërësisht i pamundur pa një angazhim vendimtar dhe të ketë rol udhëheqës ShBA-ja”, ka thënë Haradinaj për Klan Kosova.

Ajo tha se Kurti e ka kalkuluar keq pozicionin e Serbisë për takimin e djeshëm, pasi sipas saj, ai ka pritur që Vuçiqi të mos e pranojë propozimin e Borrellit për targat.

“Mua më çudit zhgënjimi i kryeministrit Kurti me ndërmjetësuesin e BE-së, sepse këtu na lë të nënkuptohet se pritjet e Kurtit ndaj lehtësuesit ishin shumë më të mëdha sesa i doli në takim, si dhe kalkulimi i pozitës së Serbisë ishte bërë keq, do të thotë ka keq kalkuluar në atë se cili do të jetë pozicioni i Serbisë apo nëse do të lëshojë pe apo jo. Ndoshta e ka menduar që Serbia nuk do të pranojë që t’i emetojë targat KS, KM e të tjera. Pritjet i ka pasur të larta dhe e ka keq kalkuluar pozicionin e Serbisë”, ka shtuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori