LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Saimir Tahiri kërkon lirimin: “Më rrezikohet jeta në burg”

Ish-ministri Saimir Tahiri kërkon lirimin: “Më rrezikohet jeta në burg”

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit me burg.

Tahiri, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj për shpërdorim detyre, kërkon lirimin me pretendimin se ‘i rrezikohet jeta në burgun e Fierit’.


Ai thotë se po vuan dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme ku ndodhen dhe të dënuar të grupit të Lazaratit dhe Xibrakës të arrestuar gjatë kohës kur Tahiri ushtronte detyrën e ministrit.

Apelohet vendimi për dënimin e Saimir Tahirit, SPAK kërkon gjykimin e tij për përfshirje në grup kriminal dhe trafik droge
Lexo po ashtu Apelohet vendimi për dënimin e Saimir Tahirit, SPAK kërkon gjykimin e tij për përfshirje në grup kriminal dhe trafik droge

“Tahiri ka mbajtur funksionin e ish-ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin”, thuhet në kërkesë.

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në rigjykimin e çështjes, në shkurt të këtij viti vendosi që Tahiri ta vuajë dënim me burg.

Tahiri kërkon që ky vendim të pezullohet dhe të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, që në shtator 2019, caktoi ‘shërbim prove’ për ish-ministrin. /Euronews Albania/