LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Rikallo anëtar në KQZ dhe emërohet zv.drejtor në Zyrën e Serbisë për Kosovën

Ish-ministri Rikallo anëtar në KQZ dhe emërohet zv.drejtor në Zyrën e Serbisë për Kosovën

Ministri i dikurshëm në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, është emëruar me vendim të Republikës së Serbisë, ndihmës i drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, shkruan Kossev.

Rikallo njëherit është përfaqësues në KQZ nga Lista Serbe.


Vendimin për emërimin e tij e ka marrë Qeveria e Serbisë në mbledhjen e 12 nëntorit, kurse Rikallo këtë funksion do ta kryej në sektorin për mbështetjen ekonomike të bujqësisë dhe zhvillimi rural, transmeton Telegrafi.

Në këtë pozicion, Rikallo do të zëvendësojë Zoran Bojoviqin, i cili në po të njëjtën mbledhje të Qeverisë është shkarkuar nga detyra. Rikallo nga marsi i vitit të kaluar punon në Ministrinë e Bujqësisë në Serbi, si sekretar shtetëror.

Një muaj para marrjes së funksionit në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Serbisë, Rikallo ishte në krye të njëjtës Ministri në Qeverinë e Kosovës.

Në fillim të shkurtit të vitit të kaluar, kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj e kishte shkaktuar nga posti i Ministrit, pasi Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur padi ndaj tij nën dyshimin për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Përndryshe, vetëm katër ditë pasi Ramush Haradinaj si kryeministër kishte prezantuar ministrat e tij, ishte pikërisht Rikalo që mori vëmendjen më të madhe.

Banorët e lagjes ‘Dardania’ në kryeqytet, e njihnin shumë përpara Rikalon, por jo si komshiun e mirë. Pretendimet për krime lufte, aktivizuan Prokurorinë, dhe dëshmitarë filluan të merren në pyetje. /Telegrafi/