LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes flet për “Planin Patkoi”: Serbët kishin qëllim spastrimin e shqiptarëve

Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes flet për “Planin Patkoi”: Serbët kishin qëllim spastrimin e shqiptarëve

Ish-ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Rudolf Scharping, ka qenë i pari person i cili bashkë me ish-zëvendëskryeministrin Joschka Fischer, të cilët në një konferencë publikuan të ashtuquajturin “Plani i Patkoit” gjatë luftës në Kosovë.

Në lidhje me këtë, Scharping, tha se ata morën disa informata nga shërbimi sekret që serbët kishin një plan se si ta organizonin këtë dhe kjo, sipas tij, filloi në vjeshtën e vitit 1998.

Ai tha se nëse e krahason “Planin e Patkoit” dhe atë që ndodhi, mund të shihet se serbët kishin qëllim të qartë për t’i spastruar shqiptarët nga shteti i tyre.

“Ndonjëherë është argumentuar në një mënyrë të çuditshme dhe do të thosha në një kuptim specifik edhe jo të mençur, kritikët e kësaj lufte argumentonin se deri në fillim të marsit ka pasur vetëm 150 mijë ose më shumë qytetarë që janë larguar nga Kosova, pastaj unë thashë por tash janë më shumë se 800 mijë dhe kundërargumenti im ose kundërpyetja ime ishte përse dreqin, nëse po ikin nga NATO, përse po ikin në perëndim dhe jo në lindje?”, është shprehur Scharping  për Klan Kosova.

Sa i përket intervenimit të Gjermanisë në kosovë, Scharping, tha se ishte vendim shumë i vështirë për t’u marrë dhe kjo ishte hera e parë që Gjermania ishte pjesë aktive e një lufte si operacion ushtarak.

“Kishte një debat intensiv brenda popullsisë gjermane dhe qytetarëve gjermanë, por gjithashtu brenda partive, socialdemokratëve dhe të gjelbërve, dhe ka pasur kritika, por në fund shiko, unë jam duke parë rezultatet dhe rezultatet dëshmojnë se ishim në rrugën e duhur dhe kemi bërë gjënë e duhur”, është shprehur Scharping.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori