LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i Kavadarit dënohet me 300 euro për shkak të blerjes së votave

Ish-kryetari i Kavadarit dënohet me 300 euro për shkak të blerjes së votave

Ish-kryetari i komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov u gjobit me 300 euro për blerjen e votuesve gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet e fundit parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pranoi krimin në gjyqin e sotëm.


Gjykimi i sotëm pason që kur Gjykata e Apelit në Shkup e shfuqizoi vendimin parë të cilën gjykatësi Lazar Nanev e solli në gusht të vitit të kaluar, me të cilën Panov ishte dënuar me dy muaj burg.

Atëherë ish-kryetari kishte deklaruar se është i pafajshëm dhe se akuza ishte përgatitur nga LSDM dhe joqeveritarja MOST.

Në seancën e vetme të mbajtur në gusht të vitit të kaluar, kishte dëshmuar Sali Memedov, i cili konfirmoi se kryetari i komunës i dha atij një mijë denarë për të votuar për OBRM-PDUKM-në. Memedov nënshkroi në një fletë të bardhë, ndërsa Panovi iu drejtua me fjalët: “Ne jemi në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin”. /Telegrafi/