LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri izraelit për Netanyahun: Ai është në një krizë nervore, ai është i rrezikshëm për Izraelin

Ish-kryeministri izraelit për Netanyahun: Ai është në një krizë nervore, ai është i rrezikshëm për Izraelin

Ehud Olmert, ish-kryeministri izraelit, beson se Benjamin Netanyahu është i rrezikshëm për Izraelin dhe se ai është i shkatërruar emocionalisht.

Olmert vuri në dukje se Netanyahu tani po bën një gabim të madh duke u përgatitur për të marrë kontrollin e përgjithshëm të sigurisë së Gazës pasi të eliminohet Hamasi.


Ish-kryeministri izraelit u lirua para kohe nga burgu
Lexo po ashtu Ish-kryeministri izraelit u lirua para kohe nga burgu

Në një intervistë me Politico, ai vuri në dukje se lideri aktual izraelit është në një gjendje të krizës nervore ndërsa u përpoq të shmangte shkarkimin nga detyra për dështimin në mbrojtjen e sigurisë kombëtare me rastin e sulmeve të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

Olmert i jep përparësi negociatave me komunitetin ndërkombëtar, i cili përfshin edhe formimin e një shteti palestinez, në vend të kontrollit të plotë ushtarak të Gazës.

“Netanyahu është ‘tkurrur’. Ai është i shkatërruar emocionalisht, kjo është e sigurt. Dua të them, diçka e tmerrshme i ka ndodhur. Ai ka punuar gjithë jetën nën pretendimet e rreme se është ‘Zotëri Siguria’. Çdo minutë që është kryeministër, ai është i rrezikshëm për Izraelin. Seriozisht e mendoj. Jam i sigurt që amerikanët e kuptojnë se është në gjendje të keqe”, tha ai.

Olmert më tutje pohoi se Netanyahu po përjeton një krizë nervore. Ai është i mendimit se Izraeli mund ta zhduk Hamasin, por mungon planifikimi për fazën e ardhshme.

“Nëse Izraeli do të bënte një propozim serioz për negociatat me dy shtete, do të kishte një ndikim dramatik në komunitetin ndërkombëtar. Do të na jepte më shumë hapësirë dhe kohë për të arritur qëllimet e operacioneve tona ushtarake – do të kishte një ndikim në publik opinioni në vendet perëndimore dhe në media. Do të tregonte se Izraeli është i përkushtuar të bëjë diçka që nuk ka dashur ta bëjë në 15 vitet e fundit. Pra, diçka pozitive mund të dalë nga e gjithë kjo. Por ne nuk po e bëjmë atë. Askush nuk dëshiron ta thotë këtë”, deklaroi Olmert.

“Tani duhet të prisni që ai tani të flasë për fazën e dytë dhe të tretë. Ai nuk është i sigurt se do të mbijetojë politikisht në këtë fazë”, përfundoi ish-kryeministri, i cili para gjashtë vjetëve u lirua me kusht nga burgu pasi ishte dënuar për korrupsion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori