LAJMI I FUNDIT:

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, jep një version për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, jep një version për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Fatos Klosi, ka folur më gjerësisht për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në shtatorin e vitit 1998 në Tiranë.

Ai u shpreh se nuk i vjen mirë për humbjen e Krasniqit, por që sipas tij nuk varej nga përpjekja e tyre për ta kuptuar se kush ishte vrasësi dhe dërguesi i vrasësit dhe që nuk e kishin menduar se Krasniqi rrezikohej në Shqipëri.


Duke qenë se Klosi atë kohë ishte në krye të Shërbimit Informativ, dha versionin më bindës për të, se pse u vra Ahmet Krasniqi.

“Në atë kohë nuk erdhëm në asnjë përfundim të saktë. Më vonë, unë kam dëgjuar versione që njëri ose tjetri më është dukur më bindës se sa ky apo ai version. Këtë version të vrasjes për shkak të profesionalizmit e hedh poshtë”, tha Klosi në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova.

Klosi tha se si versionin më të afërt me arsyen e vrasjes së Ahmet Krasniqit e konsideron dekorimin e Tahir Zemajt pas betejës në Koshare.

“Qe një përgjigje e faktit që ai e dekoroi Tahir Zemajn pas një katastrofe në Koshare, ku televizioni serb atë ditë dhe të nesërmen deklaronte që ‘Ja një brigadë e UÇK-së…’, s’ishte e UÇK-së. Nuk ishte brigadë e UÇK-së. Ajo dorëzoi armët dhe serbët u mburrën fortë. Mbase kjo ka qenë një nga arsyet”, u shpreh Klosi.

Koloneli Ahmet Krasniqi është vrarë në natën e 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë, dhe ende nuk është ndriçuar rasti i vrasjes së tij. Ai ishte ministër i Mbrojtjes në Qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit.

Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm:

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori