Ish-imami në fshatin Janjevë të Lipjanit, Shemsi Gajtani është shpallur fajtor për keqpërdorim të besimit.
Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën, e ka dënuar atë me tetë muaj burgim me kusht, por ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse ai brenda një viti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aktgjykimin ndaj tij e ka shpallur kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismajli.
Ai është obliguar t’i paguaj edhe shpenzimet e procedurës që do të përcaktohen nga gjykata dhe paushallin gjyqësor në vlerë prej 100 euro.
Kurse, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil, raporton betimi për drejtësi.
Në seancën e mbajtur më 21 shkurt, i akuzuari Gajtani kishte mohuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet.
Në fjalën përfundimtare të tij, ai kishte deklaruar se betohet para zotit dhe ligjit, se asnjëherë nuk kishte keqpërdorur paratë e besimtarëve.
Ndryshe nga ai, prokurorja e rastit, Dulina Hamiti kishte kërkuar dënimin e tij.
Ish-imami i fshatit Janjevë, Shemsi Gajtani fillimisht akuzohej për veprën penale të mashtrimit në detyrë, por në seancën e mbajtur më 19 korrik të vitit 2018, ndaj tij ishte bërë ricilësimi i veprës penale në atë të keqpërdorimit të besimit.
Prokurori Tunuzliu, kishte thënë se pas shqyrtimit të shkresave të lëndës para këtij shqyrtimi, ka gjetur se i pandehuri nuk mund të ketë cilësinë e personit zyrtar.
Si pasojë e kësaj, sipas tij, rrethanat tjera që janë përshkruar në dispozitiv të aktakuzës konsideron se korrespondojnë me elementet e veprës penale “keqpërdorimi i besimit”, nga neni 343 par 2 lidhur me par 1 të KPK-së.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 28 prill të vitit 2014, i pandehuri Shemsi Gajtani, si imam i xhamisë së Janjevës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka prezantuar rrejshëm kuponët e pagesave të cilët kishin paguar nga 100 euro për kurban, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Sipas aktakuzës, i akuzuari u kishte dorëzuar kuponë në vlerë të njëjtë prej 100 euro, Avdullah Kongjelit, Lutfi Bikliqit, Haxhi Esat Bislimit, si dhe Naim e Mentor Bislimit.
Sipas aktit akuzues, të gjithë kuponët e lëshuar nga ai kanë pasur numrin e njëjtë serik dhe kanë qenë të lëshuar në fotokopje. Aktakuza thotë se i akuzuari u ka lëshuar së paku edhe pesë personave të tjerë kuponë të njëjtë në emër të po atyre pagesave të cekura më lartë, të cilët nuk i kanë ruajtur të njëjtat dhe për këtë arsye për shumat e tjera nga ana e prokurorisë i akuzuari nuk është ngarkuar.
Sipas aktakuzës, i pandehuri thotë se këta kuponë i kishte lëshuar me pretekstin që nuk ka pasur kuponë të tjerë. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'