LAJMI I FUNDIT:

Ish-hetuesi policor tregon metodat me të cilat formacioni famëkeq “Rojat e Urës” rekrutonte pjesëtarët

Ish-hetuesi policor tregon metodat me të cilat formacioni famëkeq “Rojat e Urës” rekrutonte pjesëtarët

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës në veri të vendit, Murat Mehmeti, ka treguar se si janë rekrutuar pjesëtarët e “Rojave të urës”, grupi famëkeq serb të cilët vepruar në Mitrovicë.

Murati ka thënë se pjesëtarët duhet të ishin shumë besnik ndaj udhëheqësve të formacionit.


“Formacioni Rojat e Urës ka rekrutuar pjesëtarët kështu: Paga ka qenë një mijë euro prej buxhetit të Serbisë, 90 për qind e pjesëtarëve janë lajmëruar si punonjës të spitalit verior dhe ai që ka apliku si pjesëtarë i formacionit ka qenë i pyetur para bordit: A e sheh atë qytetarin që po lëviz atje, a je i gatshëm nëse të thotë komandanti yt, gjuaja granatën? Nëse ka shfaqë huti, ka shkuar në shtëpi, është kërkuar verbësi ndaj urdhrave që ka marrë”, ka shtuar Murati në RTV Dukagjini.

Por, duket se dikush i “tradhtoi” ata.

Ish-reporterja e luftës tregon se si Oliver Ivanoviqi turturonte shqiptarët në veri
Lexo po ashtu Ish-reporterja e luftës tregon se si Oliver Ivanoviqi turturonte shqiptarët në veri

Mehmeti ka treguar se një pjesëtar i formacionit kriminal ka dëshmuar kundër kreut të këtij formacioni, Oliver Ivanoviq.

Mehmeti bëri të ditur se ai kishte dëshmuar para prokurove të EULEX-it, ku më 21 janar, 2016, ai u dënua me nëntë vjet burg nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në një gjykim të udhëhequr nga EULEX-i.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e Kosovës e anuloi vendimin dhe urdhëroi rigjykim në shkurt të vitit 2017.

Ky rigjykim ishte në zhvillim e sipër në kohën e vdekjes së tij, më 26 janar, 2018.

“Po është nga brenda dikush brenda rojave të urës, që është jashtë shtetit dhe ka dështuar në rast para prokurorëve të EULEX-it dhe kështu futë… (në ngjarjet e 17 shkurtit të 2001) veçmas dhe në të gjithë rrjedhën e pas luftës çka ka ndodhur në veri, depërtimet, vrasjet”, ka thënë Murati.

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori