LAJMI I FUNDIT:

Ish-gruaja e Bezos aksionarja e dytë më e madhe në Amazon

Ish-gruaja e Bezos aksionarja e dytë më e madhe në Amazon

Në një dokument të prezantuar së fundmi ndaj Komisionit të Sigurimit dhe Shkëmbimit, shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, ka treguar që ka transferuar aksione me vlerë 19.7 milionë dollarë nga kompania e tij, për ish-bashkëshorten MacKenzie Bezos.

Kjo vlerë është një e katërta e aksioneve të përbashkëta që kishin në kompani, duke e bërë kështu njeriun e 23-të më të pasur në botë.


Ky dokument gjithashtu ka zbuluar që Jeff Bezos ka shitur 968,148 aksione gjatë ditëve të fundit, me vlerë prej 1.4 miliard dollarësh. Një zëdhënës i Amazon kur u pyet nga Forbes se pse shitjet e tilla nuk janë të pazakonta, ai nuk ka komentuar për qëllimin mbrapa shitjes së aksioneve të Bezos, përcjell Telegrafi.

MacKenzie Bezos në muajin maj ka premtuar që do dhurojë të paktën gjysmën e pasurisë së saj përmes “Giving Pledge”, një organizatë bamirësie që inkurajon individët e pasur të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë të tyre për kauza filantropike. Është themeluar nga Warren Buffett së bashku me Bill dhe Melinda Gates në 2010 dhe deri tani, 204 prej njerëzve më të pasur në botë kanë firmosur këtë premtim.

Pesë gjëra që nuk i dini për Jeff Bezos
Lexo po ashtu Pesë gjëra që nuk i dini për Jeff Bezos

Në muajin prill, njeriu më i pasur në botë Jeff Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie janë pajtuar për një shkurorëzim rekord në vlerë 35 miliardë dollarësh.

Kjo marrëveshje e ka tejkaluar rekordin e gjertanishëm prej 3.8 miliardë dollarësh të vendosur nga tregtari i arteve, Alec Wildenstein dhe gruaja e tij, Jocelyn.

“Jam mirënjohëse që kemi përfunduar procesin e shkurorëzimit me Jeffin me përkrahje të njëri-tjetrit”, kishte shkruar MacKenzie në rrjetet sociale.

Parashikimet e Steve Jobs, Bill Gates dhe Jeff Bezos që u bënë realitet
Lexo po ashtu Parashikimet e Steve Jobs, Bill Gates dhe Jeff Bezos që u bënë realitet

Ndryshe, Jeff thuhet se ka filluar romancën me ish-prezantuesen e FOX TV, Lauren Sanchez. /Telegrafi/