LAJMI I FUNDIT:

Ish-i fejuari i Demi Lovato, Max Ehrich lanson këngën “Afraid”

Ish-i fejuari i Demi Lovato, Max Ehrich lanson këngën “Afraid”
Max Ehrich (Foto: YouTube)

Aktori i njohur Max Ehrich ka realizuar një këngë emocionale, që thuhet se përkon me ndarjen me Demi Lovato.

“Afraid” titullohet projekti muzikore, në të cilin ai tregonte se është i frikësuar të dashurojë dikë, shkruan Daily Mail.


29-vjeçari në klipin e videos shfaqej mjaft emocional, teksa para vetes kishte një piano, në të cilën luante instrumentalin e këngës.

“Frikësohem të dashuroj, frikësohem të të jap gjithçka”, thuhej në disa fraza të tij.

Pothuajse në të gjithë këngën ai tregonte se si është lënduar, ndërsa tani nuk mundet të mendojë të dashurohet më.

Fansat e tij menjëherë kanë filluar të komentojnë për projektin, që thuhet se është dedikim për Demin.

Ehrich së bashku me këngëtaren e njohur kaluan izolimin gjatë pandemisë coronavirus, ndërsa u ndanë disa javë më parë. /Telegrafi/